Samsung GE109M Owner's Instructions & Cooking Manual page 152

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 193
RINXEHJA
Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që pllakave
të sobave të zakonshme u duhet për ta nxehur.
Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e rinxehjes në tabelën e
mëposhtme. Kohët në tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e
ambientit nga +18 në +20°C ose ushqimet e ftohta në temperaturë nga +5 në
+7°C.
Rregullimi dhe mbulimi
Shmangni rinxehjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit – ato
kanë tendencë të mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur.
Rinxehja e copave të vogla do të ishte më rezultative.
Nivelet e fuqisë dhe trazimi
Disa ushqime mund të rinxehen duke përdorur fuqinë prej 900 W ndërsa të tjerat
duhet të rinxehen duke përdorur 600 W, 450 W ose madje dhe 300 W.
Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta rinxehim ushqimin
duke përdorur një nivel fuqie më të ulët, nëse ushqimi është delikat, në sasi të
mëdha, ose nëse ka tendencë të nxehet shumë shpejt (për shembull, ëmbëlsira me
fruta të thata).
Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë rinxehjes për të arritur
rezultate më të mira. Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar
vlimin shpërthyes të lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para, gjatë
dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit. Ju
rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një shkop qelqi brenda në
lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e tij).
Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e nxehjes,
nëse është e nevojshme.
Koha e nxehjes dhe e qëndrimit
Kur të rinxehni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit
shënim kohëzgjatjen – për t'iu referuar në të ardhmen.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i rinxehur të jetë nxehur në mënyrë të njëtrajtshme.
Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas rinxehjes - për ta lënë që
temperatura të bëhet e njëtrajtshme.
Koha e rekomanduar për qëndrimin pas rinxehjes është 2-4 minuta, përveçse kur
rekomandohet një kohë tjetër në tabelë.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Shikoni gjithashtu
kapitullin me masat paraprake të sigurisë.
GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 24
RINXEHJA E LËNGJEVE
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë
fikur furra, për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini
gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas
nxehjes. Për të shmangur vlimin shpërthyes dhe djegien e mundshme të
tyre, duhet të vendosni një lugë ose një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe
trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes.
RINXEHJA E USHQIMIT TË BEBEVE
USHQIMI I BEBEVE: Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni
me kapak plastik. Trazojeni mirë pas rinxehjes!
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta para se ta shërbeni. Trazojeni përsëri dhe
kontrolloni temperaturën.
Temperatura e rekomanduar për ta shërbyer: ndërmjet 30-40°C.
QUMËSHTI PËR BEBET: Hidheni qumështin në një shishe qelqi të
sterilizuar. Rinxeheni të pambuluar. Mos e nxehni kurrë biberonin me
kapësen të vendosur, pasi shishja mund të shpërthejë nëse mbinxehet.
Tundeni mirë para se ta lini të qëndrojë dhe tundeni përsëri para se ta
shërbeni! Kontrollojeni gjithmonë me kujdes temperaturën e qumështit ose
të ushqimit për bebe para se t'ia jepni. Temperatura e rekomanduar për ta
shërbyer: rreth 37°C.
SHËNIM: Ushqimi i fëmijës ka nevojë veçanërisht të kontrollohet me kujdes
para se të shërbehet, për të parandaluar djegiet.
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në tabelën tjetër si udhëzues për
rinxehje.
24
2011-08-19
7:52:40

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ge109mst

Table of Contents