Philips PerfectCare PSG7014/10 User Manual page 89

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Deskorjezimi i pllakës së poshtme
Nëse nuk e deskorjezoni rregullisht pajisjen, mund të shikoni njolla të kafta të dalin nga pllaka e poshtme
për shkak të thërrmijave të skorjes. Deskorjezojeni pllakën e poshtme duke ndjekur procedurën e
mëposhtme. Këshillojmë ta kryeni procedurën dy herë për rezultate më të mira.
1 Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë dhe pastrojeni pllakën e poshtme me një leckë të njomë.
2 Hiqeni depozitën e ujit dhe hekurin nga platforma e hekurit.
3 Hiqeni çelësin EASY DECALC dhe zbrazeni ujin përmes vrimës EASY DECALC.
4 Mbajeni pajisjen në pozicionin me vrimën EASY DECALC për lart dhe hidhni 500 ml ujë në vrimë përmes
një shisheje apo gote. (Fig. 20).
Shënim: Mos e mbushni vluesin me ujë direkt nga rubineti.
Shënim: Bëni kujdes me peshën e rëndë të pajisjes kur e anoni.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të parfumosur, ujë nga centrifuga, uthull, solucione antiskorie,
solucione hekurosjeje, ujë të deskoriezuar me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje
të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
5 Mbajeni vrimën EASY DECALC për lart, rifutni çelësin EASY DECALC dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta
shtrënguar (fig. 21).
6 Vëreni pajisjen sërish në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të niveluar. Mbusheni depozitën e ujit
përgjysmë. Ndizeni pajisjen dhe prisni për 5 minuta.
7 Mbajeni çliruesin e avullit vazhdimisht të shtypur gjatë hekurosjes në disa lecka të trasha me lëvizje para-
mbrapa për 3 minuta (fig. 22).
Paralajmërim: Nga pllaka e poshtme del ujë i nxehtë, i papastër (rreth 100-150 ml).
8 Ndalojeni pastrimin kur të mos dalë më ujë nga pllaka e poshtme.
9 Mund të vazhdoni ta përdorni pajisjen menjëherë pas kësaj. Përndryshe hiqeni nga priza pas përfundimit
të deskorjezimit.
Vendruajtja
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Shënim: rekomandohet ta zbrazni depozitën e ujit pas çdo përdorimi.
2 Vendoseni hekurin në platformën e hekurit dhe kyçeni duke shtyrë butonin e kyçjes (fig. 23).
3 Lëreni pajisjen të thahet plotësisht.
4 Paloseni zorrën e furnizimit dhe mbështilleni brenda folesë së mbajtjes së zorrës (fig. 24).
5 Paloseni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin "Velcro".
6 Pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformën e
hekurit.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta
zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të
pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi
Nga pllaka e poshtme del
ujë i papastër, njolla të
kafta ose cifla të bardha.
Shkaku
Brenda pajisjes janë krijuar skorje, pasi
nuk është deskorjezuar rregullisht.
Shqip
Zgjidhja
Deskorjezojeni pajisjen dhe pllakën
e poshtme (shihni kapitullin
"Pastrimi dhe mirëmbajtja").
91

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Perfectcare 7000 seriesPerfectcare psg7024/20

Table of Contents