Philips PerfectCare PSG7014/10 User Manual page 86

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
88
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e
shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përmbledhje e produktit (fig. 1)
1 Zorra e avullit
2 Çliruesi/përforcuesi i avullit
3 Drita "hekuri gati"
4 Pllaka e poshtme
5 Platforma e hekurit
6 Butoni i shkyçjes
7 Depozita e heqshme e ujit
8 Vrima e mbushjes
9 Foleja e mbajtjes së zorrës
10 Çelësi EASY DECALC
11 Kordoni elektrik me spinë
12 Drita EASY DECALC
13 Drita "depozita e ujit bosh"
14 Butoni i ndezje/fikjes me dritën e ndezjes dhe të vetëfikjes
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të
vishet shpejt me skorie. Ndaj dhe rekomandohet të përdorni ujë të distiluar apo të demineralizuar (mund të
përdoret dhe 50% ujë i demineralizuar/distiluar) për zgjatjen e jetës së pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të parfumosur, ujë nga centrifuga, uthull, solucione antiskorie,
solucione hekurosjeje, ujë të deskoriezuar me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të
ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
Mbusheni depozitën e ujit për çdo përdorim ose kur pulson drita "depozita e ujit bosh". Mund ta rimbushni
depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1 Hiqeni depozitën e ujit nga pajisja (fig. 2) dhe mbusheni me ujë deri në treguesin MAX (fig. 3).
2 Vëreni depozitën e ujit sërish në pajisje duke puthitur përpara pjesën e poshtme me pajisjen.
3 Shtyjeni pjesën e sipërme të depozitës së ujit derisa të kyçet në vend ("klik") (fig. 4).
Drita "depozita e ujit bosh"
Kur depozita e ujit është thuajse bosh, pulson drita "depozita e ujit bosh" (fig. 5). Mbusheni depozitën e
ujit dhe shtypni çliruesin e avullit për ta lënë pajisjen të ngrohet sërish. Kur drita "hekuri gati" të qëndrojë
ndezur, mund të vazhdoni të hekurosni me avull.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Perfectcare 7000 seriesPerfectcare psg7024/20

Table of Contents