Philips PerfectCare PSG7014/10 User Manual page 88

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
90
Hekurosja vertikale
Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet
ndërkohë që dikush i ka të veshura në trup (fig. 12). Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të
dikujt tjetër.
Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.
1 Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni çliruesin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e
poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë (fig. 13).
Pushimi i sigurt
Pushimi i hekurit gjatë rregullimit të rrobës
Gjatë rregullimit të rrobës mund ta pushoni hekurin ose në platformën e hekurit ose horizontalisht në
tryezën e hekurit (fig. 6). Teknologjia "OptimalTEMP" garanton që pllaka e poshtme të mos dëmtojë
mbulesën e tryezës së hekurit.
Kursim energjie
Fikja automatike
-
Për të kursyer energji, pajisja fiket automatikisht kur nuk përdoret për 10 minuta. Drita e fikjes
automatike në butonin e ndezjes/fikjes fillon të pulsojë.
-
Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Pajisja në vijim fillon të ngrohet sërish.
Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni
gjithnjë pajisjen pas përdorimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Deskorjezimi i pajisjes
Është shumë e rëndësishme që të përdoret funksioni EASY DECALC sapo të nisë të pulsojë drita "EASY
DECALC" (fig. 14).
Drita "EASY DECALC" pulson pasi rreth një muaji apo 10 seancash hekurosjeje, për të treguar se pajisja duhet
deskorjezuar. Kryeni procedurën e mëposhtme të EASY DECALC përpara se të vazhdoni me hekurosjen.
Shënim: Nëse keni ujë të rëndë, rriteni shpeshtësinë e deskorjezimit.
Paralajmërim: Për të evituar rrezikun e djegieve, hiqeni pajisjen dhe lëreni të ftohet për të paktën
dy orë përpara se të kryeni procedurën EASY DECALC (fig. 15).
1 Hiqni spinën nga priza.
2 Hiqni depozitën e heqshme të ujit (fig. 2).
3 Hiqni hekurin nga platforma e hekurit.
4 Mbani dhe tundni bazamentin e avulluesit (fig. 16).
5 Hiqni çelësin EASY DECALC (fig. 17).
6 Mbajeni bazamentin e avulluesit mbi lavaman dhe zbrazeni përmes vrimës EASY DECALC (fig. 18).
Shënim: Bëni kujdes me peshën e rëndë të pajisjes kur e anoni.
7 Rifutni çelësin EASY DECALC dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar (fig. 19).
8 Mund të vazhdoni ta përdorni hekurin menjëherë pas kryerjes së procedurës EASY DECALC.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Perfectcare 7000 seriesPerfectcare psg7024/20

Table of Contents