TESY CH 1760 1T IX Instructions For Use And Maintanence page 59

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
RREZIK NGA DËMTIMI FIZIK!
Ekziston një rrezik nga dëmtimi fizik gjatë
montimit për shkak të skajeve të mprehta. Përdorni
gjithmonë dorëza mbrojtëse gjatë procesit të montimit.
Të gjitha vidhat dhe elementet mbrojtëse duhet të
montohen siç është përshkruar në udhëzuesin e
përdorimit, sepse ekziston rrezik nga rënia e aspiratorit.
SI TË PËRDORET ASPIRATORI
Kur pllakat e gatimit janë në funksionim dhe
aspiratori po ashtu punon komponentët e tij të
hapur mund të nxihen.
Menaxhimi i aspiratorit CH 1760 1T IX bëhet me 5
butona të rrumbullakët të vendosur në panelin e
përparmë të aspiratorit për lehtësi dhe qasje komode.
Më i djathti është për kyçjen/shkyçen e ndriçimit, ndërsa
katër të tjerët shërbejnë për shpejtësitë e aspirimit.
Aspiratori shkyçet duke shtypur butonin OFF.
Figura 7 – butonat e menaxhimit të aspiratorit CH 1760
1T IXIX
Përshkrimi i butonave funksionalë të shënuar në figurën
7
– Butoni për shkyçjen e aspirimit
– shpejtësia e parë e aspirimit
– shpejtësia e dytë e aspirimit
– shpejtësia e tretë e aspirimit
– Butoni për kyçjen/shkyçen e ndriçimit
Te ky model keni mundësi ta kyçni aspiratorin
përnjëherë në shpejtësinë e aspirimit të cilën dëshironi,
p.sh. në shpejtësinë III ose nga shpejtësia I të kaloni
direkt në shpejtësinë III dhe anasjelltas.
Български
FUNKSIONIMI I ASPIRATORIT ME DHE PA FILTËR
ME QYMYR AKTIV
Mos e përdorni pajisjen pa filtra!
Aspiratorët TESY të serisë CH punojnë si me filtrat e
aluminit standardë, ashtu dhe me filtrat me qymyr aktiv
të cilët mund të blihen më vete.
Për dhoma pa oxhak, aspiratori duhet të përdoret
me filtër me qymyr aktiv për filtrimin e ajrit. Ky filtër
nuk përfshihet në paketim, por mund ta blini atë nga
shitësi Juaj ose nga servisi teknik. Për shkak se filtri me
qymyr aktiv përdoret në dhoma pa hapjen e oxhakut,
ai duhet të zëvendësohet në çdo 3-5 muaj, në varësi të
përdorimit.
Filtrat me qymyr aktiv kurrë mos i lani. Ruajini më
larg nga fëmijët.
Para se të zëvendësoni filtrin me qymyr aktiv
shkyçni aspiratorin nga ngarkimi duke tërhequr
kabllon për ngarkim nga priza ose duke shkyçur
siguruesin.
Filtrat me qymyr aktiv janë komplet (i majtë dhe
i djathtë) dhe kjo duhet të merret parasysh kur t'i
instaloni ata.
Figura 8 – metoda e instalimit të filtrave me qymyr aktiv
Instalimi i filtrave me qymyr aktiv bëhet në këtë mënyrë
1.
Vendosni çdo filtër në vendin e vet
2.
Kthejini ata në drejtim të lëvizjes së arkrepave të
orës ashtu që t'i fiksoni në vendin e tyre.
Deinstalimi bëhet në mënyrë të anasjelltë.
Instruksioni për shfrytězimin
AL
59

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents