TESY CH 1760 1T IX Instructions For Use And Maintanence page 56

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
ngarkim për të lëvizur sende!
AL
Instalimi i plotë elektrik duhet të kryhet nga një
teknik i kualifikuar.
Instalimi i bërë nga persona të paautorizuar mund
të rezultojë me përkeqësimin e punës, me dëmtimin
e aspiratorit dhe me fatkeqësi.
Mos e futni në prizë para se të përfundojë instalimi
i plotë elektrik.
Priza duhet të jetë në vend të arritshëm në çdo kohë
në mënyrë që kablloja të lirohet sa më shpejt në rast
nevoje!
Mos e tërhiqni kabllon për ngarkim ose vetë pajisjen
gjatë shkyçjes nga rrjeti elektrik.
Po të vendosni të mos e përdorni pajisjen e këtij
tipi, rekomandohet ta sillni atë në gjendje papune
duke prerë kabllon për ngarkim dhe më parë duhet
ta shkyçeni atë nga rrjeti elektrik. Rekomandohet
po ashtu që të eliminohen të gjitha rreziqet lidhur
me pajisjen e sidomos për fëmijët të cilët mund
të përdorin aparatin e amortizuar (pajisjen) për të
luajtur me të.
Mos prekni llambat kur ato ishin vënë në funksion
një kohë të gjatë – ato mund të nxhehen dhe të
djegin duart tuaja.
Ndiqni rregullat dhe udhëzimet përkatëse për
nxjerrjen e ajrit.
Kur aspiratori përdoret njëkohësisht me pajisje
që përdorin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duhet
të ketë një ventilim të mjaftueshëm në dhomë
(mund të mos përdoret te pajisjet që kthejnë ajrin e
shkarkuar mbrapa në dhomë).
Ekziston rrezik zjarri në qoftë se pastrimi nuk bëhet
sipas udhëzimeve.
Pastroni pajisjen rregullisht para kësaj patjetër
shkyçeni atë nga rrjeti elektrik.
Mos e prekni kurrë pajisjen me duar të lagura – ka
rrezik jete!
Nën aspiratorin nuk duhet të gatuhen gjella të
flambuara.
Ajri i shkarkuar nuk duhet të lirohet në sistemin
ku shkarkohen gazrat e pajisjeve që përdorin gaz
ose lëndë të tjera djegëse (mund të mos përdoret
te pajisjet që kthejnë ajrin e shkarkuar mbrapa në
dhomë).
Gjatë montimit të aspiratorit duhet të respektohet
distanca minimale midis tij dhe pllakës së gatimit
ku vendosen enët e gatimit. Kur aspiratori gjendet
sipër një pajisjeje shtëpiake që përdor gaz atëherë
distanca duhet të jetë të paktën 65 cm. Nëse
udhëzimet e pllakës me gaz tregojnë një distancë
më të madhe atëherë duhet t'i keni parasysh ato.
56
Instruksioni për shfrytězimin
Distanca prej 65 cm mund të zvogëlohet për
komponentët jo të ndezshëm të aspiratorëve dhe
për komponentë që punojnë nën tension super të
ulët e të sigurt dhe kur në rast deformimi këto pjesë
nuk do të kenë qasje te pjesët me tension.
Kyçni aspiratorin pasi do të vëni një tigan, tenxhere
ose një enë tjetër gatimi në pllakën e gatimit. Në të
kundërtën, temperatura e lartë mund të deformojë
disa nga komponentët e aspiratorit.
Mos lëni një vaj të ngrohtë në pllakën e gatimit.
Enët që përmbajnë një vaj të ngrohtë mund të
ndizen.
Bëhuni të kujdesshëm me perdet dhe mbulesat
gjatë përgatitjes së ushqimit të skuqur sepse vaji
mund të ndizet.
Siguroni një ndërrim në kohë të filtrave. Filtrat që
nuk janë të zëvendësuara/ të pastruara në kohë
paraqesin një rrezik nga zjarri për shkak të shtresave
të grumbulluara yndyrore mbi ata.
Në vend të filtrave mos përdorni materiale që nuk
janë rezistente ndaj nxehtësisë.
Mos përdorni aspiratorin pa filtra metalikë; mos
largoni filtrat kur pajisja është në përdorim.
Në rast zjarri, shkyçni aspiratorin dhe shporetin
nga rryma. (Shkyçni prizën e pajisjes ose shkyçni
ndërprerësin kryesor).
Shkyçni aspiratorin gjatë kohës së mirëmbajtjes.
(Shkyçni pajisjen nga priza ose shkyçni
ndërprerësin).
Nëse aspiratori dhe pajisja që punon me energji,
e ndryshme nga energjia elektrike, funksionojnë
njëkohësisht presioni negativ në dhomë nuk duhet
të tejkalojë 4 Pa.
Nëse aspiratori gjendet në të njëjtën dhomë
ku gjendet dhe një pajisje që përdor gaz ose
karburantet e naftës kjo pajisje duhet të mbyllet në
mënyrë hermetike.
Gjatë vendosjes së kanalit për shkarkimin e ajrit
përdorni kanale të ajrit me diametër prej 120 mm
ose 150 mm. Kanali duhet të jetë sa mund më i
shkurtë dhe të ketë sa më pak kthesa.
Për sigurinë tuaj gjatë instalimit të aspiratorit
përdorni siguruesin me një rrymë maksimale prej 6
amperëve.
Nëse kablloja është e dëmtuar, ajo duhet të
zëvendësohet nga ana e servisit të autorizuar ose
nga ndonjë personel teknik që është i kualifikuar,
për të parandaluar situatat e rrezikshme.
Në rast zjarri shkëputeni furnizimin me energji
elektrike, shkyçni pajisjet nga priza, mbuloni flakën;
mos përdorni kurrë ujë..

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents