TESY CH 1760 1T IX Instructions For Use And Maintanence page 57

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
DUKE BËRË HAPJET
Pas hapjes së pajisjes kontrollojeni atë për dëme të
shkaktuara nga transportimi dhe për përmbajtjen e
plotë të paketimit!
Nëse konstatoni dëm apo paketim me përmbajtje të
paplotë, kontaktoni shitësin Tuaj të autorizuar!
Mos e hidhni kutinë origjinale! Kjo mund të shërbejë
për ruajtje dhe transportim për t'u eliminuar dëmet
që mund të rezultojnë nga transportimi!
Hidhja e materialeve të paketimit duhet të bëhet
në mënyrë të përshtatshme! Mos lejoni fëmijët të
luajnë me qese polietileni!
PËRMBAJTJA E PAKETIMIT
Kompleti mund të ndryshojë në varësi të modelit
përkatës:
CH 1760 1T IX
Aspiratori CH 1760 1T IX
Kompleti i filtrave të aluminit
Oxhaku i sipërm dhe oxhaku i poshtëm
Pllaka për fiksimin e aspiratorit
Pllaka për fiksimin e oxhaqeve
Valvula e pakthyeshme
Kanali fleksibël
Kanali Ø150 mm - Ø120 mm
Kompleti për montim
Udhëzuesi për përdorimin
Fleta e garancisë
Etiketa e energjisë
Të dhënat e produktit
CAKTIMI I VENDIT PËR MONTIMIN E ASPIRATORIT
Gjatë montimit të aspiratorit duhet të merret parasysh
distanca minimale prej 65 cm nga aspiratori deri
sipërfaqen ku vendosen enët e gatimit.
Figura 1 – kusht për një distancë minimale nga
sipërfaqja e gatimit
Български
RREZIK HELMIMI E VDEKJEPRURËS!
Ekziston një rrezik nga helmimi për shkak të
riabsorbimit të gazrave të ndarë nga procesi i djegies.
Mos përdorni aspiratorin në të njëjtën kohë me mjetet që
çojnë gazrat helmues përmes oxhakut, si p.sh., ngrohësit
me gaz, me naftë ose të këtillë që djegin qymyrin ose
drurin, përveç nëse nuk është siguruar mjaft ventilim.
Këta ngrohës heqin ajrin për djegie nga vendi i montimit
dhe nxjerrin gazrat e shkarkuar përmes sistemit të
shkarkimit të gazrave (oxhak). Kur aspiratori punon,
thith ajrin nga kuzhina dhe dhoma fqinje. Nëse nuk
sigurohet një qarkullim përkatës i ajrit formohet një
vakum. Në këtë rast, gazrat toksikë thithen nga oxhaku
dhe kanali i gazrave të shkarkimit dhe kthehen në
dhomë. Prandaj, në dhomë është domosdoshme që të
sigurohet qarkullimi i nevojshëm i ajrit të pastër.
RREZIK ZJARRI!
Është lejuar aspiratori që të montohet në afërsi
të aparatit, që përdor lëndë të ngurta djegëse (drunj ose
qymyr), vetëm nëse ka një pajisje që nuk largohet. Duhet
të respektohen rregullat lokale për sa i përket rrjetit
elektrik.
Nëse pajisja nuk është e pastruar në përputhje me
udhëzimet për pastrim mund të thith shkëndije apo
grimca të tjera të vogla të djegies dhe të shkaktohet
zjarri.
Instruksioni për shfrytězimin
AL
57

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents