Philips GC7808/40 User Manual page 121

Hide thumbs Also See for GC7808/40:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Përdorimi i pajisjes
Tekstilet që hekurosen
Mos hekurosni tekstile që nuk hekurosen.
-
Tekstilet me këto simbole (fig. 6) janë të hekurosshme, për shembull të linjta, pambuk, poliestër,
mëndafsh, lesh, viskozë.
-
Tekstilet me këtë simbol (fig. 7) nuk hekurosen. Këto tekstile përmbajnë tekstile sintetike si p.sh.
spandeks ose elastan, tekstile të ndërthurura me spandex dhe poliolefine (p.sh. polipropilen). Stampimet
në veshje gjithashtu nuk janë të hekurosshme.
Hekurosja
1 Vëreni kaldajën e avullit mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme.
Shënim: Për të siguruar hekurosjen e sigurt ne rekomandojmë që gjithmonë ta vendosni bazën në një
tavolinë të qëndrueshme hekurosjeje.
2 Sigurohuni që të ketë mjaft ujë në depozitën e ujit.
3 Vendosni spinën në një prizë të tokëzuar dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur kaldajën e
avullit. Prisni derisa drita "hekuri gati" të pulsojë (Fig. 8). Kjo merr afro 2 minuta.
4 Nxirrni zorrën e furnizimit me ujë nga foleja e saj e mbajtjes.
5 Shtypni butonin e shkyçjes për ta shkyçur hekurin nga platforma (fig. 9).
6 Shtypni dhe mbajeni çliruesin e avullit për të filluar avullimin (fig. 10).
7 Për rezultate optimale hekurosjeje, pas hekurosjes me avull kryejini kalimet e tjera pa avull.
Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Shënim: Kur përdorni pajisjen për herë të parë, mund të duhen 30 sekonda që avulli të dalë nga pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Prodhon një zhurmë të butë kërcitëse,
e cila është normale. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës është më e lartë. Mbushni
depozitën e ujit me ujë kur niveli i ujit në bie nën nivelin minimal.
Për avull më të fuqishëm, ju mund të përdorni modalitetin e avullit "TURBO", i cili është i sigurt për të gjitha
tekstilet e hekurosshme.
Për tekstile si pambuku, xhinsi dhe liri, rekomandohet të përdorni modalitetin e avullit "TURBO".
1 Shtypni e mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda derisa drita të bëhet e bardhë.
2 Për të çaktivizuar modalitetin "TURBO", shtypni dhe mbani përsëri shtypur butonin e ndezjes/fikjes për 2
sekonda derisa drita të kthehet në blu.
Funksionin e përforcimit të avullit
Përdorni funksionin e përforcimit të avullit për të hequr rrudhat e forta.
1 Shtypni shpejt dy herë butonin e avullit (Fig. 11).
Hekurosja vertikale
Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet
ndërkohë që dikush i ka të veshura në trup (fig. 12). Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të
dikujt tjetër.
Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.
1 Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni çliruesin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e
poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë (fig. 13).
Shqip
123

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gc7800 series

Table of Contents