Philips GC7808/40 User Manual page 120

Hide thumbs Also See for GC7808/40:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
122
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e
shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përmbledhja e produktit (Fig. 1)
1 Zorra e furnizimit me ujë
2 Çliruesi/përforcuesi i avullit
3 Drita "hekuri gati"
4 Pllaka e poshtme
5 Platforma e hekurit
6 Butoni i shkyçjes
7 Tapa e mbushjes së depozitës së ujit
8 Foleja e mbajtjes së zorrës së furnizimit me ujë
9 Kordoni elektrik me spinë
10 Butoni "CALC-CLEAN" me dritë
11 Butoni i ndezje/fikjes me dritën e ndezjes dhe të vetëfikjes
12 Butoni "ECO" me dritë
13 Depozita inteligjente "Calc-Clean"
Teknologji ekskluzive nga "Philips"
Teknologjia "OptimalTEMP"
Teknologjia "OptimalTEMP" ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në
çfarëdo radhe, pa e rregulluar temperaturën e hekurit dhe pa i sistemuar veshjet tuaja.
Është e sigurt ta vendosni pllakën e poshtme drejtpërdrejt në tavolinën e hekurosjes (fig. 2) pa e vënë sërish
në platformën e hekurit. Kjo do t'ju ndihmojë të ulni stresin në dorën tuaj.
Teknologjia "Compact ProVelocity"
Kjo teknologji ofron avull të vazhdueshëm që depërton në thellësi për të hequr lehtësisht rrudhat. Në të
njëjtën kohë, e mban pajisjen më kompakte dhe më të lehtë se kaldajat tradicionale të avullit, për ruajtje më
të lehtë (Fig. 3).
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të
vishet shpejt me skorie. Në këtë mënyrë, rekomandohet që të përdorni ujë të distiluar ose çmineralizuar për
të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të parfumosur, ujë nga centrifuga, uthull, solucione antiskorie,
solucione hekurosjeje, ujë të deskoriezuar me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të
ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
Mbushni depozitën e ujit para çdo përdorimi ose kur niveli i ujit në depozitë bie nën nivelin minimal. Mund
ta rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1 Hapni tapën e mbushjes së depozitës së ujit (Fig. 4).
2 Mbusheni depozitën e ujit deri në shenjën treguese MAX (Fig. 5).
3 Mbyllni tapën e mbushjes së depozitës së ujit ("klik")

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gc7800 series

Table of Contents