Bosch MUZ5CC1 Instruction Manual page 46

Hide thumbs Also See for MUZ5CC1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Ruajtja ndaj mbingarkesës
Ruajtja ndaj mbingarkesës
Për të parandaluar dëmtime të mëdha të
pajisjes suaj në rastet kur ka mbingarkesë,
boshti i motorit ka një pikë thyerjeje.
Në rast mbingarkese, thyhet vetëm pjesa
dhe jo i gjithë boshti i motorit. Pjesa e
ndërrimit përfshihet në paketën e produktit
dhe mund të ndërrohet lehtësisht.
Përndryshe, ai mund të gjendet lehtësisht
në pikën e shërbimit të klientit (nr. 623944).
Udhëzim për ndërrimin e pjesës
X Figura C:
Çmontojeni pjesën që ka defekt, duke
përdorur një kaçavidë (1.). Para se të
montoni pjesën e re, kontrolloni që në
boshtin e motorit të mos kenë mbetur katër
këmbëzat e thyera të pjesës së vjetër.
Shtrëngimi i pjesës së re:
■ Vendoseni pjesën e re në mënyrë që
këmbëzat të futen mirë në vrima (2.).
■ Rrotullojeni pjesën derisa të dyja kllapat
të puthiten në hapësirat e lira (3.), pastaj
shtyjeni brenda kutive.
Përdorimi
Përdorimi i pajisjes së prerësit
në kube
W Kujdes!
Udhëzime për përdorimin!
Prerërësi në kube mund të përdoret
vetëm për prerjen e patateve (të ziera
ose të paziera), karotave, kastravecëve,
domateve, specave, qepëve, bananeve,
mollëve, dardhave, luleshtrydheve,
pjeprit, kivit, vezëve, sallameve të buta
(p.sh. mortadelës), mishit pa kocka të
shpendëve (të zier ose të skuqur).
Djathi shumë i butë (p.sh. mocarela, djathi
i deles) nuk mund të përpunohet.
Për djathin gjysmë të fortë (p.sh. „Gouda")
dhe djathin e fortë (p.sh. „Emmentaler"),
sasia e përpunimit gjatë një faze nuk duhet
të kalojë 3 kg. Para përpunimit të frutave
me bërthamë (mollë, pjeshkë etj.) duhen
hequr bërthamat. Para përpunimit të mishit
të zier ose të skuqur duhet të hiqen kockat.
Ushqimet nuk duhet të jenë të ngrira.
46
133_MUZ5CC1_8001028377.indb 46
W Kujdes!
Udhëzime për përdorimin!
Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve
mund të çojë në dëmtimin e prerësit në
kube, përfshirë rrjetën prerëse dhe thikat
rrotulluese.
Nëse prerësi në kube përdoret për një
qëllim të ndryshëm, ndryshohet ose
përdoret në mënyrën e gabuar, kompania
Robert Bosch Hausgeräte GmbH nuk
mban përgjegjësi për dëmet që mund të
shkaktohen. Kjo përfshin edhe përgjegjësitë
për dëme (p.sh. nga thikat e pamprehura
ose të shformuara), të cilat shkaktohen
si rezutat i përpunimit të ushqimeve të
palejuara.
Udhëzime të rëndësishme:
– F rutat / perimet nuk duhet të jenë tepër
të pjekura, sepse nga to mund të rrjedhë
lëngu.
– P ara prerjes, rekomandohet që ushqimet
e ziera të ftohen, pasi në këtë mënyrë
janë më të ngurta dhe kështu arrihet
rezultat më i mirë prerjeje.
– N ë varësi të presionit që ushtrohet gjatë
ngjeshjes, gjatësia e kubeve mund të jetë
më e madhe ose më e vogël.
Shpejtësia e punës
Zgjidhni shpejtësinë e punës së pajisjes në
përputhje me ushqimin që pritet.
Niveli 5 (3): patate, karota dhe vezë të
ziera; tranguj; banane; luleshtrydhe; pjepra.
Niveli 3 (2): patate dhe karota të paziera;
sallame të buta (p.sh. mortadela); djathë
gjysmë i butë, djathë i fortë; speca, domate,
qepë, mollë, kivi.
Montimi i prerësit në kube
X Figura D:
■ Vendosni rrjetën prerëse në mbajtësin
bazë. Kujdes hapësirat bosh!
■ Vendosni diskun prerës në mbajtësin
bazë.
■ Shtypni 3 kllapat mbyllëse derisa të
puthiten.
01.12.2015 13:29:01

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Muz5cc2

Table of Contents