CYBEX SOLUTION B3 I-FIX User Manual page 92

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c)
Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e)
Përforcuesi
(f)
Pika e kalimit të rripit të prehrit
(g) Pika e kalimit të rripit të
shpatullave
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Me krahët e kyçjes ISOFIX (i) të tërhequr, sexholinoja mund të përdoret në
sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik me tre pika.
Për përdorimin e ISOFIX, ju lutemi t'i referoheni listës së automjeteve të
pajtueshme në www.cybex-online.com.
Në rast se fëmija ka trup mbi 135 cm, mund të reduktohet pajtueshmëria mes
Solution B3 i-Fix dhe automjetit tuaj. Ju lutemi të shikoni listën e automjeteve
të pajuteshme për të kontrolluar nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime
në të gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.*
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
SQ
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) poshtë përforcuesit (e) dhe tërhiqini
dy krahët e kyçjes ISOFIX (i) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (i) 180° në mënyrë që të jenë përballë
drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (m).
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
90
(h) Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(i)
Krahët e kyçjes ISOFIX
(j)
Rregullimi i dorezës ISOFIX
(k) Butoni i lëshimit ISOFIX
(l)
Treguesi i sigurisë ISOFIX
(m) Pikat e kapjes ISOFIX
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (i) në pikat e kapjes ISOFIX (m) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
��
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (m). Treguesit jeshil të sigurisë (l) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë
sexholinos.
��
Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit sigurinë
për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e
sigurimit trepikësh të automjetit.
��
Nëse „Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) pengohet nga dera e
automjetit ose ndikon te hapësira në sediljen e pasagjerit, është e mundur
ta shkëputni duke e shtypur pjesën sipër dhe poshtë të elementit dhe duke
e nxjerrë nga vendi. Për ta vendosur L.S.P. përsëri në sexholino, kapeni në
vendin e shënuar anash sexholinos dhe shtyjeni derisa të klikojë.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (j) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e
(k) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (m).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX sipas radhës së kundërt të
instalimit.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses së
kokës (c). Çojeni mbështetësen e kokës (c) në mënyrë që të ketë një hapësirë
maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës
dhe mbështetëses së kokës (c).

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents