Makita EY2650H Original Instruction Manual page 73

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mprehja e zinxhirit të sharrës
Mprihni  zinxhirin  e  sharrës  kur:
-
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i lagësht;
-
Zinxhiri  e  depërton  drurin  me  vështirësi,  edhe  kur  ushtrohet  presion  i  lartë;;
-
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
-
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru. Arsyeja për këtë sjellje është
mprehja jo e barabartë e zinxhirit të sharrës ose dëmtimi i tij vetëm në një
anë.
Mprihni  vazhdimisht  zinxhirin  e  sharrës,  por  pas  çdo  mprehjeje  hiqni  
vetëm  nga  pak  material.
Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë për mprehje rutinë. Kur zinxhiri
i  sharrës  është  mprehur  disa  herë,  dërgojeni  për  ta  mprehur  te  një  qendër  e  
specializuar shërbimi MAKITA.
Kriteret  e  mprehjes:
-
Gjithë gjatësia e prerësit
(A) duhet të jetë e barabartë. Prerësit me gjatësi
të ndryshme nuk lejojnë që zinxhiri të punojë pa probleme dhe mund të
shkaktojnë prishjen e tij.
-
Trashësia e ashklës përcaktohet nga distanca ndërmjet matësit të thellësisë
(hundëzës së rrumbullakët) dhe tehut prerës (B).
-
Rezultatet më të mira të prerjes arrihen me distancën e mëposhtme ndërmjet
tehut prerës dhe matësit të thellësisë.
   
Tehu  i  zinxhirit  91VXL:  0,64  mm  (0,025")
PARALAJMËRIM: Një distancë e tepërt rrit rrezikun për kundërveprim.
-
Këndi i mprehjes prej 30° duhet të jetë i njëjtë për të gjithë prerësit.
Ndryshimet  në  kënd  bëjnë  që  zinxhiri  të  ketë  probleme  gjatë  punës,  
përshpejtojnë konsumimin e tij dhe çojnë në prishje të zinxhirit.
-
Këndi i pllakës anësore të prerësit përcaktohet nga thellësia e depërtimit të
limës  së  rrumbullakët.  Nëse  lima  e  specifikuar  përdoret  siç  duhet,  këndi  i  
saktë i pllakës anësore prodhohet automatikisht.
-
Këndet e duhura për secilin zinxhir sharre janë si më poshtë:
Tehu i zinxhirit 91VXL: 55°
Lima  dhe  udhëzuesi  i  limës
-
Përdorni një limë të rrumbullakët të posaçme (aksesor opsional) për të
mprehur zinxhirët e sharrës. Limat e rrumbullakëta normale nuk janë të
përshtatshme.
-
Diametri i limës së rrumbullakët për çdo zinxhir sharre është si më poshtë:
   
Tehu  i  zinxhirit  91VXL:  4,0  mm  (5/32")
-
Lima duhet të punojë me prerësin vetëm me lëvizjen përpara. Hiqni limën nga
prerësi gjatë lëvizjes në kthim.
-
Në  fillim  mprihni  prerësin  më  të  shkurtër.  Më  pas  gjatësia  e  këtij  prerësi  më  të  
shkurtër bëhet standard për ët gjithë prerësit e tjerë në zinxhirin e sharrës.
-
Drejtojeni limën siç tregohet.
-
Lima mund të drejtohet më lehtë nëse përdoret një mbajtës i limës (aksesor
opsional). Mbajtësi i limës ka disa shënime për këndin e saktë të mprehjes
prej 30° (bashkërenditni shënimet paralele me zinxhirin e sharrës) dhe
kufizon  thellësinë  e  depërtimit  (deri  në  4/5  e  diametrit  të  limës).
-
Pasi  të  keni  mprehur  zinxhirin,  kontrolloni  lartësinë  e  matësit  të  thellësisë  me  
anë të një vegle për matjen e zinxhirit (aksesor opsional).
-
Hiqni  çdo  material  projektues,  sado  i  vogël  qoftë,  me  një  limë  të  veçantë  të  
sheshtë (aksesor opsional).
-
Rrumbullakosni sërish pjesën e përparme të matësit të thellësisë.
30
73
A
B
30°
90°
55°
4/5

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents