Makita EY2650H Original Instruction Manual page 57

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzimet  për  mirëmbajtjen
-
Shërbimi  për  pajisjen  tuaj  duhet  të  kryhet  nga  qendra  të  autorizuara  shërbimi,  
duke përdorur gjithmonë pjesë origjinale këmbimi. Riparimi jo i saktë dhe
mirëmbajtja e dobët mund të shkurtojë jetëgjatësinë e pajisjes dhe të rrisë
rrezikun e aksidenteve.
-
Përpara se të kryeni punime mirëmbajtjeje ose riparimi ose të pastroni
pajisjen,  fikni  gjithmonë  motorin  dhe  hiqni  kapakun  e  kandelës.  Pritni  derisa  
motori të ftohet.
-
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit asnjëherë mos kryeni shërbime ose mos e
ruani pajisjen në afërsi të zjarrit.
-
Vishni gjithmonë doreza mbrojtëse gjatë punës me zinxhirin e sharrës.
-
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë nga pajisja. Mos përdorni kurrë
benzinë,  benzen,  hollues,  alkool  dhe  të  ngjashme  për  pastrim.  Kjo  mund  të  
rezultojë  në  çngjyrosje,  deformim  ose  krisje  të  pjesëve  përbërëse  plastike.
-
Pas  çdo  përdorimi,  shtrëngoni  të  gjitha  vidat  dhe  dadot  përveç  vidave  të  
regjistrimit.
-
Mbajeni të mprehur zinxhirin e sharrës. Nëse zinxhiri i sharrës ka humbur
mprehtësinë  dhe  rezultati  i  prerjes  është  i  dobët,  mpriheni  ose  ndërrojeni  me  
një të ri në një qendër të autorizuar shërbimi Makita.
-
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose riparime që nuk përshkruhen në
këtë manual përdorimi. Këto punime duhen kryer në qendrat e autorizuara të
shërbimit Makita.
-
Pastrojeni pajisjen në intervale të rregullta dhe kontrolloni që të gjitha vidat
dhe dadot të jenë të shtrënguara mirë.
-
Ruajeni gjithmonë pajisjen në dhoma të mbyllura dhe me depozitë karburanti
të boshatisur.
Ruajtja
-
Përpara  se  ta  magazinoni  pajisjen,  pastrojeni  tërësisht  dhe  kryeni  shërbimet  
e mirëmbajtjes. Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese. Hiqni kapakun e
kandelës.  Zbrazni  të  gjithë  karburantin  dhe  vajin  e  zinxhirit  pasi  motori  të  
ftohet.
-
Ruajeni  pajisjen  në  një  vend  të  thatë  dhe  të  lartë  ose  të  mbyllur,  larg  fëmijëve.
-
Mos  e  mbështesni  pajisjen  te  ndonjë  objekt  tjetër,  si  p.sh.  në  mur.   A jo  mund  
të bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Vëzhgoni udhëzimet përkatëse për parandalimin e aksidenteve që janë lëshuar nga shoqatat përkatëse të tregtisë dhe nga kompanitë e
sigurimit.
Mos  kryeni  modifikime  në  pajisje,  sepse  mund  të  vënë  në  rrezik  sigurinë  tuaj.
Punimet  e  mirëmbajtjes  ose  të  riparimit  nga  përdoruesi  duhet  të  kufizohen  vetëm  me  veprimtaritë  e  përshkruara  në  manualin  e  përdorimit.  Të  
gjitha punimet e tjera duhet të kryhen nga një qendër e autorizuar shërbimi. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë të lëshuar
ose të furnizuar nga MAKITA.
Përdorimi i aksesorëve dhe veglave jo të miratuara nënkupton shtimin e rrezikut të aksidenteve.
MAKITA  nuk  mban  përgjegjësi  për  aksidente  ose  dëmtime  të  shkaktuara  nga  përdorimi  i  shtesave,  i  pajisjeve  fiksuese  të  shtesave  ose  nga  
përdorimi i aksesorëve të pamiratuar prej saj.
Ndihma  e  shpejtë
Në rast aksidenti sigurohuni që në afërsi të punimeve të prerjes të keni një kuti
të ndihmës së shpejtë. Ndërroni menjëherë çdo artikull që hiqni nga kutia e
ndihmës së shpejtë.
Nëse  kërkoni  ndihmë,  lutemi  të  jepni  informacionet  e  
mëposhtme:
-
Vendin e aksidentit
-
Çfarë ndodhi
-
Numrin e personave të lënduar
-
Llojet e lëndimeve
-
Emrin tuaj
Dridhja
-
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin  nervor.  Dridhjet  mund  të  shkaktojnë  simptomat  e  mëposhtme  në  gishta,  duar  ose  kyçe:  "Përgjumje"  (mpirje),  therje,  dhimbje,  një  
ndjesi  shpuese,  ndryshim  të  ngjyrës  së  lëkurës  ose  të  vetë  lëkurës.  Nëse  ju  shfaqet  ndonjë  nga  këto  simptoma,  shkoni  te  mjeku!
-
Për  të  ulur  rrezikun  e  "sëmundjes  së  dridhjeve  të  shpeshta",  mbajini  duart  të  ngrohta  gjatë  punës  dhe  mirëmbajeni  mirë  pajisjen  dhe  
aksesorët.
57

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents