Makita EY2650H Original Instruction Manual page 55

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndizeni motorin vetëm sipas udhëzimeve.
-
Mos përdorni metoda të tjera për të ndezur motorin!
-
Vendoseni pajisjen mbi një vend të qëndrueshëm. Ruani ekuilibrin dhe
mbështetini këmbët mirë.
-
Kur  të  tërhiqni  dorezën  e  ndezësit,  mbajeni  pajisjen  fort  të  mbështetur  në  tokë  
me dorën e majtë. Asnjëherë mos vini këmbët mbi boshtin e drejtimit.
-
Përpara  se  të  ndizni  motorin,  sigurohuni  që  të  mos  ketë  asnjë  person  ose  
kafshë në zonën e punës.
-
Kur  ndizni  motorin,  mbajeni  zinxhirin  e  sharrës  dhe  shufrën  udhëzuese  larg  
trupit  tuaj  dhe  objekteve  të  tjera,  përfshirë  dhe  tokën.  Gjatë  ndezjes  zinxhiri  i  
sharrës mund të lëvizë dhe mund të shkaktojë lëndime serioze ose dëmtim të
zinxhirit të sharrës dhe/ose pronës.
-
Në  rast  të  ndonjë  problemi  me  motorin,  fikeni  atë  menjëherë.
-
Nëse  zinxhiri  i  sharrës  godet  gurë  ose  objekte  të  tjera  të  forta,  fikeni  
menjëherë motorin dhe kontrolloni pajisjen.
-
Përdoreni  pajisjen  vetëm  pasi  keni  lidhur  rripin  e  krahut,  i  cili  duhet  të  
rregullohet siç duhet përpara se ta përdorni pajisjen. Është e rëndësishme që
të rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të përdoruesit për të parandaluar
lodhjen gjatë përdorimit. Mos e mbani kurrë prerësin vetëm me një dorë gjatë
përdorimit.
-
Me  motorin  në  xhiro  minimale,  vendosni  pajimet  e  mbajtjes  në  shpatull.  Gjatë  
përdorimit mbajeni pajisjen fort në krahun tuaj të djathtë.
-
Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset që ofrohen me makinerinë
duhet të përdoren gjatë përdorimit të saj.
-
Asnjëherë mos e vini motorin në punë kur zhurmëmbytësi i marmitës është
me defekt.
-
Me  përjashtim  të  rasteve  të  emergjencës,  mos  e  lëshoni  ose  hidhni  kurrë  
pajisjen në tokë sepse kjo mund ta dëmtojë rëndë pajisjen.
Mbushja  me  karburant
-
Gjatë  furnizimit  me  karburant,  fikni  motorin,  mbajeni  larg  pajisjen  nga  flakët  
dhe mos pini duhan.
-
Shmangni kontaktin e lëkurës me produktet e vajit mineral. Mos thithni avujt e
karburantit. Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse gjatë furnizimit me karburant.
Ndërrojini dhe pastrojini rrobat mbrojtëse në intervale të rregullta.
-
Bëni kujdes që të mos derdhni as karburant dhe as vaj për të parandaluar
ndotjen e dheut (mbrojtja e mjedisit). Pastroni menjëherë pajisjen pasi të jetë
derdhur karburanti.
-
Shmangni kontaktin e karburantit me rrobat. Ndërrojini rrobat menjëherë nëse
mbi  to  është  derdhur  karburant  (për  të  parandaluar  që  rrobat  të  marrin  flakë).
-
Kontrolloni kapakun e karburantit në intervale të rregullta për t'u siguruar që
ai të jetë mbërthyer mirë dhe që nuk pikon.
-
Shtrëngojeni me kujdes kapakun e depozitës së karburantit. Ndërroni
vend për të ndezur motorin (të paktën 3 metra larg vendit të furnizimit me
karburant).
-
Asnjëherë mos bëni furnizimin me karburant në dhoma të mbyllura. Avujt e
karburantit akumulohen në nivelin e tokës (rrezik shpërthimi).
-
Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm në enë të miratuara. Sigurohuni
që karburanti që ruani të mos arrihet nga fëmijët.
Metoda  e  përdorimit
-
Në  rast  emergjence,  fikni  menjëherë  motorin.
-
Nëse  ndieni  diçka  të  pazakontë  (p.sh.  zhurmë,  dridhje)  gjatë  përdorimit,  fikni  
motorin. Mos e përdorni pajisjen derisa të zbuloni shkakun dhe ta eliminoni.
-
Zinxhiri  i  sharrës  vazhdon  të  lëvizë  për  pak  pas  lëshimit  të  dorezës  së  gazit.  
Mos nxitoni të prekni zinxhirin e sharrës.
-
Mbajeni dorezën e përparme me dorën e majtë dhe dorezën e pasme
me  dorën  e  djathtë,  edhe  nëse  jeni  mëngjarash.  Mbajini  dorezat  duke  i  
shtrënguar me të gjithë gishtat.
-
Mos u përpiqni kurrë ta vini në përdorim pajisjen me një dorë. Humbja e
kontrollit mund të rezultojë në lëndim serioz ose fatal. Për të ulur rrezikun e
lëndimit,  mbajini  duart  dhe  këmbët  larg  teheve.
-
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo moment këmbët në
pozicionin e duhur dhe ekuilibrin e duhur.
-
Shikoni  për  pengesa  të  fshehura  si  trungje  peme,  rrënjë  dhe  kanale  që  të  
mos pengoheni. Pastroni degët e rëna dhe objektet e tjera.
-
Nëse  pajisja  përplaset  ose  bie,  kontrolloni  gjendjen  e  saj  para  se  të  vazhdoni  
punën. Kontrolloni sistemin e karburantit për rrjedhje të tij dhe pajisjet e
kontrollit dhe të sigurisë për ndonjë keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose
dyshoni  për  dëmtime,  dërgojeni  për  inspektim  dhe  riparim  në  qendrën  e  
autorizuar të shërbimit Makita.
-
Mos e prekni kutinë e ingranazheve. Kutia e ingranazheve nxehet gjatë
përdorimit.
-
Kur  e  lini  pajisjen  vetëm,  qoftë  dhe  për  një  kohë  të  shkurtër,  fikeni  gjithmonë  
motorin. Nëse pajisja lihet pa kontroll me motor ndezur mund të përdoret nga
persona të paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
•  Lënia  pushim
•  Transporti
•  Mbushja  me  karburant
•  Mirëmbajtja
•  Ndërrimi  i  veglës
55

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents