Siguria në zonën e punës
-
Rrezik: Mbajeni sharrën me shufër të paktën 15 m larg linjave elektrike
dhe kabllove të komunikimit (përfshirë degët që mund të prekin këto të
fundit). Prekja ose afrimi me linjat e tensionit të lartë me sharrën me shufër
mund të rezultojë në vdekje ose lëndim serioz. Kontrolloni për linja energjie
dhe gardhe elektrike rreth zonës së punës përpara se të nisni punën.
-
Përdoreni sharrën me shufër vetëm kur keni shikueshmëri dhe kushte të mira
drite. Mos e përdorni sharrën me shufër kur është errësirë ose kur ka mjegull.
-
Ndizeni motorin dhe përdoreni atë vetëm në ambient të hapur të ajrosur
mirë. Vënia në përdorim në një ambient të mbyllur ose jo të ajrosur mund të
rezultojë në vdekje nga asfiksia ose helmimi nga monoksidi i karbonit.
-
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një sipërfaqe të paqëndrueshme ose
të rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni kujdes nga akulli
dhe bora dhe gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt.
-
Gjatë punës, mbajini personat e pranishëm ose kafshët të paktën 15 m nga
sharra me shufër. Fikni motorin sapo të afrohet dikush.
-
Përpara përdorimit kontrolloni zonën e punës për gardhe me tela, mure ose
objekte të tjera të forta. Ato mund të dëmtojnë zinxhirin e sharrës.
-
PARALAJMËRIM: Përdorimi i këtij produkti mund të krijojë pluhur me
përmbajtje kimike që mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes ose
sëmundje të tjera. Disa shembuj të këtyre kimikateve janë përbërësit që
gjenden në pesticide, insekticide, fertilizues dhe herbicide. Rreziku ndaj
këtyre ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë së kryerjes së këtij lloji
pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre kimikateve: punoni në ambient
të ajrosur mirë dhe punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç janë maskat
kundër pluhurit që janë projektuar enkas për të filtruar pjesëzat mikroskopike.
Vënia në funksionim
-
Përpara montimit dhe rregullimit të pajisjes, fikni motorin dhe hiqni kapakun e
kandelës.
-
Përpara ndezjes së motorit, kontrolloni pajisjen për dëmtime, vida/dado të
liruara ose për ndonjë montim jo të saktë. Mprihni zinxhirin e konsumuar të
sharrës. Zëvendësoni zinxhirin e sharrës nëse ai është përkulur ose dëmtuar.
Kontrolloni të gjitha levat e komandave dhe çelësat për një punë më të
thjeshtë. Pastroni dhe thani dorezat.
-
Mos u përpiqni asnjëherë ta ndizni motorin nëse pajisja është dëmtuar
ose nuk është montuar plotësisht. Si rezultat mund të shkaktohen lëndime
serioze.
-
Rregulloni siç duhet tendosjen e zinxhirit. Rimbushni vajin e zinxhirit, nëse
nevojitet.
Ndezja e motorit
-
Ju lutemi siguroheni që të mos ketë fëmijë ose persona të tjerë, gjithashtu
kontrolloni për kafshë në afërsi të vendit të punës.
-
Vishni pajisjet mbrojtëse personale përpara se të ndizni motorin.
-
Sigurohuni që shtojca të jetë montuar siç duhet, që leva e kontrollit vepron
lehtë dhe kontrolloni nëse leva e zhbllokimit funksionon siç duhet.
-
Nëse zinxhiri i sharrës lëviz në xhiro minimale të motorit, fikni motorin dhe
ulni shpejtësinë e xhirove minimale. Nëse keni dyshime, pyesni në qendrat e
autorizuara të shërbimit që t'jua rregullojnë. Kontrolloni që dorezat të jenë të
pastra dhe të thata dhe testoni funksionin e çelësit të ndezjes/fikjes.
54