Udhëzimet Për Sigurinë - Makita EY2650H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Udhëzime  të  përgjithshme
-
Për  të  siguruar  funksionimin  pa  probleme,  përdoruesi  duhet  të  lexojë  këtë  
manual përdorimi në mënyrë që të njihet me mënyrat sesi duhet përdorur
pajisja. Përdoruesit e painformuar mjaftueshëm vënë në rrezik veten dhe të
tjerët nga përdorimi jo i duhur.
-
Rekomandohet që pajisja t'u jepet hua vetëm atyre personave që kanë
përvojë të vërtetuar me pajisjen.
Gjithmonë jepni manualin e përdorimit bashkë me pajisjen.
-
Ata që e përdorim pajisjen për herë të parë duhet të pyesin shitësin për
udhëzimet bazë që të njihen me mënyrën e përdorimit të një prerësi me
motor.
-
Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç nuk duhen lejuar ta përdorin pajisjen.
Megjithatë,  personat  mbi  moshën  16  vjeç  mund  ta  përdorin  pajisjen  për  
qëllime  trajnimi  vetëm  nën  mbikëqyrjen  e  një  instruktori  të  kualifikuar.
-
Përdoreni pajisjen me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe.
-
Përdoreni  pajisjen  vetëm  kur  jeni  në  gjendje  të  mirë  fizike.  Kryejini  të  gjitha  
punët me qetësi dhe kujdes. Përdoruesi mban përgjegjësi edhe për të tjerët.
-
Mos e përdorni kurrë pajisjen pasi të keni konsumuar alkool ose drogë ose
nëse ndiheni të lodhur ose të sëmurë.
-
Mos  u  përpiqni  kurrë  të  modifikoni  pajisjen.
-
Rregulloret  kombëtare  mund  të  kufizojnë  përdorimin  e  pajisjes.  Ndiqni  
rregulloret për përdorimin e sharrave me shufër dhe sharrave me zinxhir në
vendin tuaj.
Përdorimi  i  parashikuar  i  makinerisë
Kjo pajisje është projektuar vetëm për të krasitur degë ose pjesë peme me një
diametër më të vogël se 15 cm. Mos e përdorni kurrë pajisjen për qëllime të
tjera. Keqpërdorimi i pajisjes mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Pajisjet  personale  mbrojtëse
-
Rrobat  që  duhen  veshur  duhet  të  jenë  funksionale  dhe  të  përshtatshme,  pra  
duhet  të  jenë  të  ngjitura  pas  trupit,  por  jo  aq  sa  t'ju  pengojnë.  Mos  mbani  
bizhuteri ose rroba që mund të ngecin nëpër shkurre ose gëmusha.
-
Për  të  shmangur  dëmtimet  në  kokë,  sy,  dorë  ose  këmbë,  si  dhe  për  të  
mbrojtur veshët gjatë përdorimit duhet të përdorni pajisjet dhe veshjet e
mëposhtme mbrojtëse.
-
Mbani gjithmonë një helmetë kur ka rrezik të rënies së objekteve. Helmeta
mbrojtëse (1) duhet të kontrollohet në intervale të rregullta për dëmtim
dhe duhet të ndërrohet maksimumi pas 5 vjetësh. Përdorni vetëm helmeta
mbrojtëse të miratuara.
-
Streha (2) e helmetës (ose syzet mbrojtëse) mbrojnë fytyrën nga pjesët ose
gurët që mund të shkëputen. Gjatë përdorimit mbani gjithmonë syze ose
strehë për të shmangur lëndimet në sy.
-
Mbani pajisje të përshtatshme mbrojtëse kundër zhurmës për të shmangur
dëmtimin  e  veshëve  (veshore  (3),  tapë  veshësh  etj.).
-
Kominoshet e punës (4) ju mbrojnë nga gurët ose pjesët që mund të
shkëputen.
Rekomandojmë fort që përdoruesi të veshë kominoshe pune.
-
Dorezat e posaçme (5) prej lëkure të trashë janë pjesë e pajisjeve të
përshkruara dhe duhen veshur gjithmonë gjatë përdorimit.
-
Kur punoni me pajisjen vishni gjithmonë këpucë të forta (6) me shuall që nuk
rrëshqet. Kjo ju mbron nga lëndimet dhe siguron një mbështetje të mirë.
-
Gjatë  punës  me  zinxhirin  e  sharrës  ose  kur  rregulloni  tendosjen  e  tij,  vishni  
doreza  mbrojtëse.  Zinxhiri  i  sharrës  mund  të  shkaktojë  prerje  të  thella  në  
duar.
53

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents