Makita EY2650H Original Instruction Manual page 62

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi  i  zinxhirit  të  sharrës  dhe  shufrës  udhëzuese  
KUJDES:     Sigurohuni  që  zinxhiri  i  sharrës,  shufra  udhëzuese  dhe  rrota  e  
dhëmbëzuar përputhen me njëra-tjetrën në thellësi dhe hap.
Montoni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese duke ndjekur hapat e
mëposhtëm.
1.
Lironi dadon (A) dhe hiqni mbajtësen e shufrës (B).
2.
Futni zinxhirin e sharrës (C) në kanalin e shufrës udhëzuese (D). Filloni
nga hundëza e shufrës.
3.
Futni zinxhirin e sharrës (C) në rrotën e dhëmbëzuar (E).
4.
Montojeni shufrën udhëzuese (D) në mënyrë të tillë që dadoja e tendosjes
(F) të përputhet në vrimën (G) të shufrës udhëzuese. Vrimat (H) nuk
përdoren.
5.
Vendosni mbajtësen e shufrës (B) dhe shtrëngoni fort dadon (A). Më pas
lironi dadon me gjysmë rrotullimi që të siguroni rregullimin e tendosjes së
zinxhirit.
6.     Rregulloni  tendosjen  e  zinxhirit.  Referojuni  seksionit  "Rregullimi  i  tendosjes  
së  zinxhirit".
Rregullimi  i  tendosjes  së  zinxhirit
KUJDES:
•  
Ruani tendosjen e zbatueshme të zinxhirit. Tendosja e pamjaftueshme mund
të bëjë që zinxhiri të dalë gjatë punës. Tendosja shumë e madhe mund të
dëmtojë zinxhirin e sharrës ose shufrën udhëzuese.
•  
Kontrolloni  shpesh  tendosjen  e  zinxhirit  gjatë  punës.  Zinxhiri  i  sharrës  zgjatet  
dhe lirohet gjatë përdorimit. Kur përdorni një zinxhir të ri sharre rregullojeni
tendosjen e tij më shpesh.
Rregulloni tendosjen e zinxhirit duke ndjekur hapat e mëposhtëm.
1.
Lironi dadon (A) me gjysmë rrotullimi.
2.
Mbajeni lart hundëzën e shufrës. Rrotulloni vidën e tendosjes (B)  në
drejtim orar derisa zinxhiri i sharrës të puthitet me pjesën e poshtme të
shufrës udhëzuese.
3.
Kapni fort zinxhirin e sharrës në mes të shufrës udhëzuese dhe ngrijeni
lart. Hapësira ndërmjet shufrës udhëzuese dhe rripit lidhës të zinxhirit të
sharrës  duhet  të  jetë  afërsisht  3  -­  4  mm  (0,118"-­0,157").  Nëse  nuk  është  
kaq,  lironi  paksa  vidën  e  tendosjes  në  drejtim  kundërorar  dhe  kryeni  sërish  
hapin 2.
4.
Shtrëngoni fort dadon (A).
5.     Nëse  nevojitet,  shtrëngoni  pak  vidën  e  tendosjes  për  të  parandaluar  rënien  
e saj.
Mbushja  e  depozitës  së  vajit  të  zinxhirit
Gjatë  punës  zinxhiri  i  sharrës  duhet  të  lubrifikohet  me  vaj  zinxhiri.
Mbushni depozitën e vajit të zinxhirit përpara përdorimit. Pasi ta keni mbushur
me  vaj,  shtrëngoni  fort  kapakun  e  depozitës  së  vajit.
Përdorni vetëm vaj zinxhiri origjinal Makita.
NJOFTIM:
•  
Asnjëherë mos përdorni vaj të përdorur. Ai mund të dëmtojë pompën e vajit.
•  
Gjatë mbushjes së vajit shmangni ambientet me pluhur. Pluhuri dhe
materialet e tjera mund të dëmtojnë sistemin e furnizimit me vaj.
Tregoni vëmendje për nivelin e vajit gjatë punës. Mbusheni depozitën nëse
niveli i vajit ka rënë. Depozita boshatiset pas afërsisht 40 minuta punë (në
varësi  të  parametrave  të  lubrifikimit  të  zinxhirit).
E
G
B
62
A
B
F
H
C
D
F
A

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents