CYBEX SOLUTION S I-FIX User Manual page 89

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
PJESËT E PRODUKTIT
(1) Vendi për ruajtjen e manualit
(2) Mbështetësja e shpinës
(3) Përforcuesi
(4) Krahët e kyçjes ISOFIX
(5) Doreza e rregullimit ISOFIX
(6) Pikat e kapjes ISOFIX
(7) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(8) Butoni i lëshimit ISOFIX
PËRGATITJA PËR INSTALIMIN
Lidheni mbështetësen (2) me përforcuesin (3) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (2) paloset përpara.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Me krahët e kyçjes ISOFIX të tërhequr (4), sexholinoja mund të përdoret në
sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik në tre pika.
Për përdorimin e ISOFIX, ju lutemi shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të
automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Versionin më të fundit mund ta
gjeni në www.cybex-online.com.
Në rast se automjeti juaj nuk është i pajisur me pika kapjeje ISOFIX, ekziston gjithnjë
mundësia që ta përdorni Solution S i-Fix me krahët e kyçjes ISOFIX të tërhequr.
Nëse fëmija ka shtat më shumë se 135cm, pajtueshmëria SOLUTION S i-Fix
dhe automjetit tuaj mund të jetë më e pakët. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të
automjeteve për të parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të
gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, ajo të çohet sa
më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (5) poshtë përforcuesit (3) dhe
tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX (4) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (4) 180° në mënyrë që të jenë
përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (6).
(9) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.)
(10) L.S.P. Butoni i funksionimit
(11) Mbështetësja e lëvizshme e
kokës
(12) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(13) Kalimi i rripit të prehrit
(14) Kalimi i rripit të shpatullave
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (4) në pikat e kapjes ISOFIX (6) derisa
të fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (5) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (2) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
��
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (6). Treguesit jeshil të sigurisë (7) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë
sexholinos.
Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë
��
për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e
sigurimit trepikësh të automjetit.
10. Shtypni butonin e funksionimit të L.S.P (10) për të aktivizuar mbrojtësen nga
goditjet lineare anësore (L.S.P.) (9).
Sexholinoja mund të përdoret gjithashtu pa përdorur mbrojtësen nga goditjet
��
lineare anësore (L.S.P.) nëse në automjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme
ose nëse mbrojtësja lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) bie në konflikt me
derën e automjetit.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (4) në të dyja anët duke i shtyrë butonat
e lëshimit ISOFIX (8) dhe duke i tërhequr njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (6).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (11) ndihmon që koka e fëmijës të
mos anohet tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej
3 pozicioneve. Shtyjeni mbështetësen e kokës (11) përpara derisa të arrihet
pozicioni që doni.
SQ
87

Advertisement

Table of Contents
loading
Need help?

Need help?

Do you have a question about the SOLUTION S I-FIX and is the answer not in the manual?

Questions and answers

Subscribe to Our Youtube Channel

Table of Contents