Download Print this page

Midea MDRS619 Series User Manual page 351

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e vendosni pajisjen pranë sobave,
kaloriferëve apo burimeve të tjera
të nxehtësisë. Nëse temperatura e
ambientit është e lartë, kompresori do
të punojë më shpesh dhe më gjatë, duke
çuar në rritjen e konsumit të energjisë.
Sigurohuni që të ketë një ajrosje të
mjaftueshme në bazamentin e pajisjes,
në pjesët anësore të pajisjes dhe në
pjesën e pasme të pajisjes. Asnjëherë
mos i mbuloni hapjet e ajrosjes.
Ju lutemi respektoni gjithashtu
përmasat e hapësirës ndarëse të dhëna
në kapitullin "Instalimi".
Rregullimi i duhur i sirtarëve, rafteve dhe
shinave siç tregohet në ilustrim ofron një
përdorimin më efikas të energjisë dhe
për këtë arsye ai duhet të respektohet sa
më tepër që të jetë e mundur.
Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të
qëndrojnë brenda pajisjes për të mbajtur
temperaturën të qëndrueshme dhe për
të kursyer energji.
Për të përftuar një hapësirë më të madhe
ruajtjeje (si p.sh. për mallra voluminoze
të ftohta /të ngrira), sirtarët e mesëm
mund të hiqen. Sirtarët dhe raftet e
sipërm dhe të poshtëm duhet të hiqen të
fundit nëse kjo është e nevojshme.
Një dhomë frigoriferike/ngrirëse e
mbushur në mënyrë të njëtrajtshme
kontribuon në një përdorim optimal të
energjisë. Prandaj, mos i lini dhomat e
zbrazëta apo gjysëm të zbrazëta.
Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet
përpara se ta vendosni në frigorifer/
ngrirës.
Ushqimi tashmë i ftohur rrit efiçencën e
energjisë.
Lëreni ushqimin e ngrirë të shkrihet
brenda frigoriferit. Ftohtësia e ushqimit
të ngrirë redukton konsumin e energjisë
në dhomën ftohëse dhe për rrjedhojë rrit
efiçencën e energjisë.
Hapeni derën vetëm për aq kohë sa është
e nevojshme, për të minimizuar kështu
largimin e të ftohtit. Hapja e derës për
një kohë të shkurtër dhe mbyllja e saj
në kohën e duhur redukton konsumin e
energjisë.
Vendosja e temperaturës jo më poshtë
nga sa është e nevojshme kontribuon
në përdorimin optimal të energjisë.
Temperatura optimale brenda frigoriferit
është +7°C. Ajo duhet matur sa më
përpara që të jetë e mundur, në pjesën e
sipërme të frigoriferëve.
Guarnicionet e dyerve të pajisjes suaj
duhet të jenë krejtësisht të padëmtuara
në mënyrë që dyert të mbyllen siç duhet
dhe konsumi i energjisë të mos rritet në
mënyrë të panevojshme.
AL
13

Advertisement

loading