Mbrojtja E Ambientit Dhe Hedhja; Deklarata E Privatësisë - Bosch Climate Class 6000i Operation Manual

Hide thumbs Also See for Climate Class 6000i:
Table of Contents

Advertisement

Mbrojtja e ambientit dhe hedhja

6
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne
objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen e
ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike,
përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas
specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për
ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë,
pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së bashku
me mbeturina të tjera, por duhet lënë në pikat e
grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim,
riciklim dhe asgjësim.
Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet elektrike,
si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet e vjetra elektrike dhe
elektronike. Këto rregulla përcaktojnë kuadrin e kushteve për kthimin dhe
riciklimin e pajisjeve të vjetra elektronike në secilin shtet.
Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të
rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për të zvogëluar dëmin në
mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të njeriut. Për më tej, riciklimi i
mbetjeve elektronike kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike dhe
elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë tuaj për
menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë produktin.
Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu:
www.weee.bosch-thermotechnology.com/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e
përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
Freon R32
Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32
(potenciali i efektit serrë 675
toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së
njësisë së jashtme.
Freoni është rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur veçmas.
1) sipas shtojcë I të rregullores (BE) Nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të 16 prillit 2014.
182
1)
) me djegshmëri dhe
7
Deklarata e privatësisë
Për të mundësuar monitorimin në distancë dhe telekomandimin e një
sistemi ngrohjeje/ventilimi Bosch me këtë produkt, nevojitet lidhje me
internetin. Pas lidhjes me internetin, ky produkt vendos automatikisht
lidhjen me një server Bosch. Të dhënat e lidhjes në fjalë, sidomos adresa
IP, transmetohen automatikisht dhe në vijim procesohen nga Bosch
Thermotechnik. Procesimi mund të ndërpritet duket i rikthyer cilësimet
e këtij produkti në vlerat e fabrikës. Informacion të mëtejshëm në lidhje
me procesimin e të dhënave mund të gjeni në deklaratat vijuese të
mbrojtjes së të dhënave dhe në internet.
Climate Class 6000i/8000i – 6721831490 (2022/11)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents