Ndryshimi I Ndriçimit Të Dritave; Modaliteti Shtesë; Udhëzime Të Mëtejshme Përdorimi - Bosch Climate Class 6000i Operation Manual

Hide thumbs Also See for Climate Class 6000i:
Table of Contents

Advertisement

3.11.7 Ndryshimi i ndriçimit të dritave
Nëse dritat e pajisjes janë shumë të forta:
▶ Gjatë punës shtypni tastin Display.
Shuhet llamba e Plasmacluster në pajisje.
Dritat e tjera errësohen.
Aktivizimi i dritave:
▶ Shtypni sërish tastin Display.
3.11.8 Modaliteti shtesë
Përdoreni këtë modalitet pune kur nuk keni telekomandën.
Ndezja:
▶ Shtypni tastin ON/OFF ( figura 1, [5]).
Drita e modalitetit të punës K ndizet dhe pajisja fillon në modalitet
automatik. Shpejtësia edhe temperatura e ventilatorit caktohen në
automatike.
Fikja:
▶ Shtypni sërish tastin ON/OFF.
Drita e modalitetit të punës K shuhet.
3.12
Udhëzime të mëtejshme përdorimi
Diapazoni i temperaturave
Ftohja
Vlera e sipërme
limit
Vlera e
poshtme limit
Ngrohja
Vlera e sipërme
limit
Vlera e
poshtme limit
tab. 8
Pajisja e integruar mbrojtëse mund ta bllokojë funksionimin e pajisjes në
temperatura jashtë diapazonit të mësipërm.
Nëse lagështira është mbi 80 % dhe pajisja gjendet vazhdimisht në
modalitet ftohjeje, mund të krijohet kondensim në daljen e ajrit. Për ta
shmangur këtë, hapni fletët vertikale të ajrimit sa më shumë të jetë e
mundur (vertikal me dyshemenë) dhe rregulloni një rendiment të lartë të
ventilatorit.
Climate Class 6000i/8000i – 6721831490 (2022/11)
Temperatura e
Temperatura e
ambientit
jashtme
+32 °C
+48 °C
+21 °C
–10 °C
+27 °C
+24 °C
–15 °C
Në rastin se ikin dritat
Ky kondicioner ka një funksion memorieje për ruajtjen e cilësimeve në
rast se ikin dritat.
Pas riardhjes së dritave, pajisja fillon automatikisht me të njëjtat cilësime
që ishin aktive përpara ikjes së dritave, përveç cilësimeve të
kohëmatësit.
Nëse kohëmatësit janë caktuar përpara ikjes së dritave, do të duhet të
caktohen sërish.
Funksioni i parangrohjes
Gjatë modalitetit të ngrohjes ventilatori i njësisë së brendshme nuk fillon
2 deri në 5 minuta nga ndezja e pajisjes për të shangur fryrjen e ajrit të
ftohtë nga njësia.
Funksioni i shkrirjes
Kur formohet akull në shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë ë jashtme
gjatë modalitetit të ngrohjes, një sistem automatik shkrirjeje akulli sjell
nxehtësi për rreth 5 deri në 10 minuta për të hequr akullin. Gjatë
shkrirjes së akullit ventilatori i njësive të brendshme dhe të jashtme
ndalon dhe drita e gjelbër e modalitetit K pulson me ngadalë.
Pas përfundimit të shkrirjes së akullit, pajisja kthehet automatikisht në
modalitetin e ngrohjes.
Efikasiteti i ngrohjes
Temperatura e ajrit të jashtëm ka ndikim të lartë në efikasitetin e
ngrohjes. Nëse efikasiteti i ngrohjes reduktohet për shkak të
temperaturave të ulëta të jashtme, përdorni ngrohje shtesë.
Për shkak të qarkullimit të imponuar të ajrit, duhet njëfarë kohe për ta
ngrohur të gjithë ambientin.
Përdorimi
179

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents