Ulja E Zhurmës; Modaliteti Multi-Space; Modaliteti I Vetëpastrimit; Sensori I Lëvizjes - Bosch Climate Class 6000i Operation Manual

Hide thumbs Also See for Climate Class 6000i:
Table of Contents

Advertisement

Përdorimi
Anulimi i të gjithë kohëmatësve
▶ Shtypni tastin Set/C.
Shuhet drita e kohëmatësit portokalli
Koha aktuale shfaqet në telekomandë.
Kombinim i kohëmatësve të ndezjes dhe të fikjes
Kohëmatësit e ndezjes dhe të fikjes mund të caktohet në të njëjtën kohë.
Secili kohëmatës mund të programohet për t'u aktivizuar përpara tjetrit.
▶ Caktoni kohëmatësin e ndezjes dhe të fikjes.
Cilësimet kombinohen automatikisht.
Shembull:
• Ora aktuale: 21:00
• Kohëmatësi i fikjes në 11:00 të natës
• Kohëmatësi i ndezjes në 7:00 të mëngjesit
Një shigjetë (
ose
) në krah të ekranit të kohëmatësit tregon se cili
kohëmatës aktivizohet i pari.
Kohëmatësi i ndezjes dhe i fikjes nuk mund të programohet për vënien në
punë të pajisjes në temperatura të ndryshme apo cilësime të tjera.
3.11.3 Ulja e zhurmës
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së jashtme gjatë funksionimit. Është
veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni fqinjët gjatë natës.
▶ Gjatë funksionimit, shtypni tastin
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish tastin
.
Gjatë reduktimit të zhurmës disa modalitete mund të mos arrijnë
potenticalin e tyre të plotë të rendimentit. Niveli i zhurmës nuk
reduktohet nëse është tanimë mjaftueshëm i ulët kur është i
qëndrueshëm.

3.11.4 Modaliteti Multi-Space

Modaliteti Multi-Space nuk mund të aktivizohet në modalitetin
automatik. Tasti është joaktiv.
Me shtypjen e këtij tasti kondicioneri mund të përdoret për ftohjen apo
ngrohjen e disa dhomave në një shtëpi të mirizoluar.
▶ Shtypni tastin
gjatë modalitetit të ftohjes ose të ngrohjes.
– Gjatë modalitetit të ngrohjes telekomanda tregon
– Gjatë modalitetit të ftohjes telekomanda tregon
Këndi i rrjetës së fluksit të ajrit ndryshon në pozicionin për dërgimin
e ajrit në distancë. Telekomanda tregon
Anulimi i modalitetit Multi-Space:
▶ Shtypni sërish tastin
.
Pajisja punon në shpejtësi ekstra të lartë të ajruesit për dërgimin e ajrit
të kondicionuar në distancë. Pas 15 minutash pajisja kalon në shpejtësi
të lartë të ventilatorit.
Tasti Fan është joaktiv në këtë modalitet.
178
e pajisjes.
.
.
.
dhe
.
Efikasiteti i këtij funksioni mund të ndryshojë në varësit të strukturës së
ambientit, pozicionit të instalimit të pajisjes dhe shkallën e izolimit të
ambientit në fjalë.
3.11.5 Modaliteti i vetëpastrimit
Modaliteti i vetëpastrimit redukton rritjen e myqeve falë joneve
Plasmacluster dhe than brendësinë e pajisjes. Ky funksion
rekomandohet kur ndryshojnë stinët.
▶ Shtypni tastin Clean kur pajisja nuk është duke punuar.
Telekomanda tregon
për një minutë.
Ndizet llamba blu e Plasmacluster në pajisje.
Pajisja fiket pas 90 minutash.
Anulimi i modalitetit të vetëpastrimit:
▶ Shtypni tastin Stop.
Shuhet llamba blu e Plasmacluster në pajisje.
Temperatura, shpejtësia e ajruesit, drejtimi i fluksit të ajrit apo
kohëmatësi nuk mund t caktohen në modalitetin e vetëpastrimit.
Myqet e rritura tanimë nuk mund të eliminohen nga ky proces.
3.11.6 Sensori i lëvizjes
▶ Gjatë modalitetit automatik shtypni tastin Eco që të aktivizohet
sensori i lëvizjes ( figura 1, [6]).
Njësia e brendshme komandohet me inteligjencë, në varësi të
pranisë/mungesës së njerëzve dhe nivelit të lëvizjeve në ambient.
• Funksioni me aktivitet të ulët: Nëse sensori nuk dikton lëvizje në
ambient për 60 minuta, kondicioneri e ul rendimentin. Sapo vihen
sërish re lëvizje në ambient, rendimenti rritet në vlerën normale.
• Funksioni me aktivitet të shtuar: Kur rritet niveli i aktivitetit të
diktuar, ulet temperatura e caktuar. Në modalitetin e ftohjes rritet
edhe shpejtësia e ventilatorit. Kur caktohet lëvizja automatike
vertikale, drejtimi i fluksit të ajrit caktohet për poshtë me kënd.
Nëse sensori i lëvizjes nuk e njeh saktë personin, kjo mund të jetë për
shkaqet e mëposhtme:
• Nuk ka lëvizje për një periudhë të gjatë (p.sh. personi po fle, është
foshnjë e vogël ose person që nuk mund të lëvizë për shkak lëndimi
apo sëmundjeje).
• Është ekspozuar vetëm një pjesë e vogël e lëkurës (p.sh. personi
mban pulovër, veshje të trasha dhe i ka kthyer kurrizin kondicionerit).
• Lëvizjet fshihen nga mobiliet.
• Diferencë e ulët e temperaturës së ambientit dhe të trupit të vetë
personit (temperatura e ambientit mbi 30 °C.)
Nëse sensori i lëvizjes dikton gabimisht një a më shumë persona, kjo
mund të jetë për shkaqet e mëposhtme:
• Ka kafshë të vogla si p.sh. mace dhe qen që vrapojnë përreth.
• Ka shumë dritë dielli ose ajër të ngrohtë që hyn në dhomë.
• Në dhomë ka një objekt me temperaturë të lartë, p.sh. kalorifer.
• Temperatura e ambientit ndryshon shpesh papritur.
Climate Class 6000i/8000i – 6721831490 (2022/11)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents