Aksesorë Opsionalë - Makita DLW140 Instruction Manual

Cordless portable cut-off
Hide thumbs Also See for DLW140:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjatë prerjes me kënd të materialeve me gjerësi mbi 85
mm, montoni një copë të drejtë druri (distancator) mbi
190 mm të gjatë x 40 mm të gjerë te pllaka udhëzuese,
siç tregohet në figurë. Montojeni distancatorin me vida
te vrimat në pllakën udhëzuese. Sigurohuni që disku
prerës të mos ketë kontakt me distancatorin kur koka e
veglës të shtypet.
► Fig.19: 1. Pllaka udhëzuese 2. Blloku i distancatorit
(mbi 190 mm i gjatë x40 mm i gjerë)
3. Materiali i punës (mbi 85 mm i gjerë)
4. Pllaka e morsës
VINI RE:
Kur përdorni një bllok distancatori,
instaloni pllakën udhëzuese në pozicionin më të
afërt me grykën e kokës së veglës.
► Fig.20
Pasi disku prerës të jetë konsumuar, ngrini pozicionin
e prerjes duke vendosur një bllok distancatori që është
paksa më i ngushtë se materiali i punës siç tregohet në
figurë. Kjo do t'ju ndihmojë ta përdorni diskun prerës në
mënyrë ekonomike.
► Fig.21: 1. Pllaka e morsës 2. Diametri i materialit
të punës 3. Pllaka udhëzuese 4. Gjerësia e
bllokut të distancatorit
Materialet e gjata duhet të mbështeten nga secila anë
mbi blloqe në mënyrë që të jenë në një nivel me pjesën
e sipërme të bazës. Përdorni materiale rezistente ndaj
zjarrit për blloqet mbështetëse.
► Fig.22: 1. Blloku mbështetës
Transportimi i veglës
Përpara se ta transportoni, hiqni bateritë dhe palosni
kokën e veglës dhe më pas bllokojeni atë. Mbajeni nga
doreza kur e transportoni.
► Fig.23
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqe smeriluese prerëse
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
29 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents