Makita DLW140 Instruction Manual page 28

Cordless portable cut-off
Hide thumbs Also See for DLW140:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Hapja e mbrojtëses së sigurisë të
llojit me kapak qendror
Sipas shtetit
Për veglat e pajisura me mbrojtëse sigurie të llojit me
kapak qendror, lironi vidën shtrënguese në fillim më pas
ngrini mbrojtësen.
► Fig.11: 1. Vida e mbërthimit
Hapja e mbrojtëses së sigurisë të
llojit evropian
Sipas shtetit
Për veglat e pajisur me mbrojtëse sigurie të llojit
evropian, lironi vidën shtrënguese në fillim më pas
hapni mbrojtësen siç tregohet.
► Fig.12: 1. Vida e mbërthimit
► Fig.13
► Fig.14
Heqja ose instalimi i diskut prerës
KUJDES:
Sigurohuni që ta shtrëngoni mirë
fashetën pa vegël. Shtrëngimi i pamjaftueshëm
mund të rezultojë në lëndime të rënda.
KUJDES:
Përdoreni gjithmonë vetëm flanxhat
e përshtatshme të jashtme dhe të brendshme që
jepen me veglën.
KUJDES:
Uleni gjithmonë mbrojtësen e
sigurisë pas ndërrimit të diskut prerës.
KUJDES:
Mbani veshur doreza kur punoni me
disqet.
Ngrini mbrojtësen e sigurisë. Rregulloni fashetën pa
vegël në drejtim të kundërt të akrepave të orës ndërsa
mbani poshtë bllokimin e diskut. Më pas, hiqni fashetën
pa vegël, flanxhën e jashtme dhe diskun prerës. Kur
hiqni diskun prerës, mos e hiqni flanxhën e brendshme
si edhe unazën dhe unazën hermetizuese.
► Fig.15: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Fasheta pa vegël
► Fig.16: 1. Flanxha e brendshme 2. Unaza 3. Unaza
hermetike 4. Disku prerës 5. Flanxha e
jashtme 6. Fasheta pa vegël
Për të instaluar diskun prerës, ndiqni procedurën e
anasjellë të heqjes. Sigurohuni të fusni diskun prerës në
unazë dhe të ktheni mbrojtësen e sigurisë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Forca e duhur shtytëse e dorezës
gjatë prerjes dhe efikasiteti maksimal i prerjes
mund të përcaktohen nga sasia e shkëndijave që
prodhohen gjatë prerjes. Mos e sforconi prerjen
duke ushtruar forcë të tepërt mbi dorezë. Mund të
shkaktohet efikasitet i reduktuar prerjeje, konsumim i
parakohshëm i diskut, si edhe dëmtim i mundshëm i
veglës, diskut prerës ose materialit.
Mbajeni dorezën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa
disku prerës të marrë shpejtësi të plotë përpara se ta
ulni ngadalë për prerjen. Pasi disku prerës të prekë
materialin, shtyni gradualisht dorezën për të kryer prerjen.
Pas përfundimit të prerjes, fikni veglën dhe prisni derisa
disku prerës të ketë ndaluar plotësisht përpara se ta
ktheni dorezën në pozicion plotësisht të ngritur.
Aftësia prerëse
Kapaciteti maksimal i prerjes ndryshon në varësi të
këndit të prerjes dhe formës së materialit.
Kapaciteti maksimal i prerjes me disk të ri prerës
Këndi i prerjes /
Forma e materialit
të punës
SHËNIM: Për prerje me këtë vegël rekomandohet një
material pune më i hollë se 1,6 mm.
Sigurimi i materialit
KUJDES:
Gjithmonë vendoseni mbajtësin
me filetim në filetimet e boshtit kur siguroni
materialin e punës. Në të kundërt, mund të
shkaktohet sigurim i pamjaftueshëm i materialit
të punës. Kjo mund të shkaktojë dalje me vrull të
materialit të punës ose thyerje të rrezikshme të diskut
prerës.
Gjatë kohës që ngrihet mbajtësi me filetim, pllaka
udhëzuese mund të lëvizet brenda dhe jashtë me shpejtësi.
Për të mbajtur një material pune, shtyni dorezën derisa
pllaka e morsës të prekë materialin e punës, më pas ktheni
mbajtësen me filetim. Rrotullojeni dorezën në drejtim të
akrepave të orës derisa materiali i punës të mbahet mirë.
► Fig.17: 1. Doreza 2. Mbajtësja me filetim 3. Pllaka
e morsës
Pasi disku prerës të jetë konsumuar shumë, vendosni
një bllok distancatori prapa materialit të punës siç
tregohet në figurë. Diskun e konsumuar mund ta
përdorni me më shumë efikasitet duke përdorur pikën
qendrore në skaj të diskut për të prerë materialin.
Përdorni një material të fortë dhe rezistent ndaj zjarrit si
bllok distancatori.
► Fig.18: 1. Blloku i distancatorit
28 ALBANIAN
90°
45°
ø 127 mm
ø 127 mm
115 x 130 mm
115 x 103 mm
102 x 194 mm
70 x 233 mm
119 x 119 mm
106 x 106 mm
137 x 137 mm
100 x 100 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents