Makita DLW140 Instruction Manual page 24

Cordless portable cut-off
Hide thumbs Also See for DLW140:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi ose
ngecja shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues, i cili si pasojë bën që njësia prerëse e
pakontrolluar të shtyhet lart në drejtimin të operatorit.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
shkaktuar daljen ose kërcimin e diskut nga vendi.
Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
1.
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdoruesi mund të
kontrollojë forcat kundërvepruese me drejtim lart,
nëse merren masa parandaluese.
2.
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës. Nëse ndodh goditje kundërvepruese, ajo
do ta shtyjë njësinë prerëse lart drejt operatorit.
3.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen e
druve, disk të segmentuar diamanti me hapësirë
anësore më të madhe se 10 mm ose teh sharre të
dhëmbëzuar. Disqe të tilla krijojnë kundërveprime të
shpeshta dhe humbje të kontrollit.
4.
Mos e "bllokoni" diskun ose mos aplikoni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi disk
rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve
ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e
kundërveprimit ose të thyerjes së diskut.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen për
5.
çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike dhe
mbajeni njësinë prerëse pa lëvizur derisa disku
të ndalojë plotësisht. Mos provoni asnjëherë ta
tërhiqni diskun nga procesi i prerjes kur disku
është duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprim. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
6.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
7.
Mbështetni çdo material pune të madh për
të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
kundërveprimit të diskut. Materialet e mëdha
të punës kanë tendencë të përkulen nga pesha
e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
materialit të punës pranë vijës së prerjes dhe
buzës së materialit të punës nga të dyja anët e
diskut.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Gjatë punës, bëni kujdes nga shkëndijat që
përhapen. Ato mund të shkaktojnë lëndim ose
mund të ndezin materiale të djegshme.
Siguroni materialin e punës. Përdorni kapëse
2.
ose një mandrino shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është praktike.
Është më e sigurt sesa të përdorni dorën dhe i
liron të dyja duart për të përdorur veglën.
3.
Siguroni me kujdes diskun prerës.
4.
Bëni kujdes që të mos dëmtoni boshtin,
flanxhat (veçanërisht sipërfaqen e vendosjes)
ose bulonin, përndryshe disku prerës mund të
thyhet.
Mbajini mbrojtëset të vendosura dhe në
5.
gjendje pune.
6.
Mbajeni dorezën fort.
7.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Sigurohuni që disku prerës të mos e prekë
8.
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
9.
Përpara secilit përdorim, tregoni kujdes për
lëkundje ose dridhje të tepërta që mund të
shkaktohen nga instalimi i pasaktë ose nga
disku i paekuilibruar mirë.
10. Hiqini nga zona materialet ose mbetjet që
mund të ndizen nga shkëndijat. Sigurohuni
që personat e tjerë të mos qëndrojnë pranë
shkëndijave. Mbani në dispozicion një fikës
zjarri të përshtatshëm dhe të mbushur.
11.
Nëse disku prerës ndalon gjatë punës, nëse
bën një zhurmë të çuditshme ose fillon të
dridhet, fikeni veglën menjëherë.
12. Fikeni gjithmonë dhe prisni derisa disku
prerës të ndalojë plotësisht përpara se të hiqni
ose të siguroni materialin e punës, të punoni
me morsën, të ndryshoni pozicionin ose
këndin e punës ose të ndërroni diskun prerës.
13. Mos e prekni materialin menjëherë pas punës;
ai është shumë i nxehtë dhe mund t'ju djegë
lëkurën.
14. Ruajini disqet vetëm në vende të thata.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents