Download Print this page

Bosch MUM54251 Instruction Manual page 97

Hide thumbs Also See for MUM54251:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
  ■ Mos e vendosni kurrë pajisjen në priza me kronometër ose të 
telekomanduara. Gjatë funksionimit gjithmonë mbajeni parasysh 
pajisjen! 
  ■ Mos e vendosni pajisjen mbi ose afërt sipërfaqeve të nxehta, si 
p.sh. soba gatimi. Mos lejoni që kablloja elektrike e pajisjes të 
bjerë në kontakt me elemente të nxehta ose ta tërhiqeni në një 
cepe të mprehta. 
  ■ Mos e fusni asnjëherë në ujë njësinë bazë të pajisjes dhe mos 
e lani në enëlarëse. Mos përdorni pastrues me avull. Mos e 
përdorni pajisjen me duar të lagura. 
  ■ Pajisja duhet të hiqet nga spina pas çdo përdorimi, kur lihet pa 
mbikëqyrje, para montimit, çmontimit ose pastrimit dhe në rast 
avarie.
W Rrezik dëmtimi!
  ■ Fikeni dhe hiqeni nga priza pajisjen para se të ndërroni aksesorët 
ose pjesët shtesë që duhet të vihen në përdorim. Pasi pajisja 
fiket, elementi tejçues vazhdon të rrotullohet edhe për pak kohë. 
Prisni derisa thikat rrotulluese të ndalojnë plotësisht. 
  ■ Mos e çmontoni boshtin rrotullues gjatë kohës që pajisja është e 
ndezur.
  ■ Kur përdorni veglat, ena duhet të jetë e vendosur, e mbyllur me 
kapak, dhe kapakët mbrojtës të elementëve tejçues duhet të jenë 
të vendosur! Gjatë përdorimit të aksesorëve, vendosni enën, 
kapakun e saj dhe kapakun mbrojtës të elementit tejçues sipas 
udhëzimeve!
  ■ Mos e kapni asnjëherë me duar të lagura enën apo hinkën 
mbushëse gjatë kohës që pajisja është në punë. Mos fusni 
asnjëherë objekte (p.sh. lugër gatimi) në enë ose në hinkën 
mbushëse. Mbani karg duart, flokët, rrobat dhe pajisje të tjera të 
kuzhinës nga pjesët rrotulluese. 
  ■ Mos përdorni asnjëherë vegla dhe aksesor, ose 2 aksesorë, 
njëkohësisht. Kur përdorni aksesorë, mbani parasysh këto 
udhëzime dhe ato të përfshira përkatësisht në paketë. 
  ■ Përdoreni aksesorin vetëm të montuar plotësisht. Kurrë mos e 
montoni aksesorin mbi pajisjen bazë. Përdoreni aksesorin vetëm 
në pozicionin e punës për të cilin është projektuar.
  ■ Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e mprehta të diskut të 
copëtimit. Kapini disqet e copëtimit vetëm në skaje! 
  ■ Mos e prekni thikën e mikserit direkt me duar.
  ■ Mos e prekni asnjëherë mikserin e hapur! Mos e përdorni kurrë 
mikserin pa vëndosur kapakun. 
  ■ Kujdes kur veproni me thika të mprehta, gjatë zbrazjes së enës 
dhe gjatë pastrimit.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
sq
97

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Mum55761