Download Print this page

Bosch MUM54251 Instruction Manual page 106

Hide thumbs Also See for MUM54251:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Shembuj përdorimi 
Brumë i shkrifët
Receta bazë
  – 125 g gjalpë (në 
temperaturën e dhomës)
  – 100-125 g sheqer
  – 1 vezë
  – 1 pisk kripë
  – pak lëkurë limoni ose sheqer vanilje
  – 250 g miell
  – sodë buke, nëse kërkohet
  ■ Përzieni të gjithë përbërësit me telin 
përzierës për rreth ½ minuta në 
nivelin 1 (1), pastaj rreth 2-3 minuta në 
nivelin 6 (3).
Nga 500 g miell:
  ■ Ngjishni përbërësit me çengelin e 
ngjeshjes për rreth ½ minuta në 
nivelin 1 (1) dhe pastaj për rreth 3-4 
minuta në nivelin 3 (2).
Sasia maksimale: 2 x receta bazë
Brumë me maja
Receta bazë
  – 500 g miell
  – 1 vezë
  – 80 g dhjamë (në temperaturën e dhomës)
  – 80 g sheqer
  – 200-250 ml qumësht i vakët
  – 25 g maja e frekskët ose 1 paketë maja 
e thatë
  – lëkura e ½ limoni
  – 1 pisk kripë
  ■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin 
e ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin 
1 (1) dhe pastaj rreth 3-6 minuta në 
nivelin 3 (2).
Sasia maksimale: 1,5 x receta bazë
Brumë për makarona
Receta bazë
  – 300 g miell
  – 3 vezë
  – sipas nevojës, 1-2 lugë gjelle (10-20 g) 
ujë të ftohtë
  ■ Përpunoni të gjithë përbërësit për rreth 
3 deri 5 minuta në nivelin 3 (2) derisa të 
ngjishet brumi.
Sasia maksimale: 1,5 x receta bazë
106 
Brumë buke
Receta bazë
  – 750 g miell
  – 2 paketa maja e thatë
  – 2 lugë gjelle kripë
  – 450-500 ml ujë i ngrohtë
  ■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin e 
ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin 
1 (1) dhe pastaj rreth 4-5 minuta në 
nivelin 3 (2).
Majonezë
  – 2 vezë
  – 2 lugë gjelle mustardë
  – ¼ l vaj
  – 2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
  – 1 pisk kripë
  – 1 pisk sheqer
Përbërësit duhet të kenë temperaturë të 
njëjtë.
  ■ Përpunoni në mikser të gjithë përbërësit 
(përveç vajit) për disa sekonda në nivelin 
3 (2) ose 4 (3).
  ■ Ndizeni mikserin në nivelin 7 (4), hidhni 
vajin me ngadalë përmes hinkës dhe 
vazhdoni ta përzieni derisa të fillojë 
emulsioni i majonezës.
Konsumojeni shpejt majonezën, mos e
ruani.
Bukë e lyer me mjaltë
  – 30 g gjalpë  
(nga frigoriferi, 7°C)
  – 190 g mjaltë  
(nga frigoriferi, 7°C)
  ■ Ndajeni gjalpin në copa të vogla dhe 
futeni në mikser.
  ■ Shtoni mjaltin në mikser dhe përzieni 
përbërësit për 15 sekonda në 
gradimin 7 (4).

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Mum55761