Download Print this page

Përdorimi Sipas Rregullave; Udhëzime Të Rëndësishme Për Sigurinë - Bosch MUM54251 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for MUM54251:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Përdorimi sipas rregullave 
Përdorimi sipas rregullave
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe për 
ambientet e shtëpisë. Pajisja të përdoret vetëm për përpunim të 
sasive të zakonshme të ushqimeve. 
Mos i tejkaloni sasitë e lejueshme (X "Shembuj përdorimi" shih 
faqen 105).
Pajisja mund të përdoret për përzierje, ngjeshjen e brumit dhe 
tundjen e ushqimeve. Pajisja nuk duhet të përdoret për përpunimin 
e substancave apo artikujve të tjerë. Në rast se përdoren aksesorë 
të tjerë të lejueshëm nga prodhuesi, janë të mundshme përdorime 
të tjera shtesë. Pajisja të përdoret vetëm me pjesë origjinale dhe 
aksesorë të lejuar. Mos përdorni aksesorë që janë të projektuara për 
pajisje të tjera. 
Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme, në temperaturë 
dhome dhe vetëm deri në 2000 m mbi nivelin e detit.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit, pastaj përdorini dhe 
ruajini! Dhënia e kësaj parisje te persona të tjerë të shoqërohet me 
këtë udhëzim. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmin që mund 
të shkaktohet si pasojë e moszbatimit të udhëzimeve për përdorimin 
e duhur të pajisjes.
Kjo pajisje mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara 
fizike, dëgjimore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe/ose 
njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen sa i përket përdorimit 
të sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen 
nga keqpërdorimi. Fëmijët duhen mbajtur larg pajisjes dhe linjës 
elektrike dhe nuk duhet ta përdorin pajisjen. Fëmijët nuk duhet 
të lejohen që të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e 
përdoruesit nuk duhen bërë nga fëmijë.
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike dhe rrezik zjarri!
  ■ Pajisja duhet të vihet në një prizë të instaluar sipas rregullave me 
tokëzim në një rrjet rryme alternative. Kontrolloni nëse sistemi 
mbrojtës i instalimit elektrik të shtëpisë është sipas rregullave.
  ■ Vini pajisjen në prizë dhe përdoreni vetëm në përputhje me të 
dhënat në pllakën e specifikimeve. Përdorimi lejohet vetëm nëse 
nuk konstatohen dëmtime të kabllos ose pajisjes. Riparime të 
pajisjes, p.sh. ndryshimi i një kablloje të lidhjes në rrjet, duhet 
të bëhen vetëm nëpërmjet shërbimit tonë të klientit, për të 
shmangur rreziqet.
  ■ Fikeni dhe ndizeni pajisjen vetëm duke përdorur çelësin 
rrotullues.
96 

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Mum55761