Skil 5330 Original Instructions Manual page 191

Compact multi-material saw
Hide thumbs Also See for 5330:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
k) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
l) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
m) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës
të dalë nga kontrolli.
n) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
o) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
p) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
q) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
5) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur në rast të një
disku rrotullues të kapur ose të ngecur. Kapja ose ngecja
shkakton ndalimin e shpejtë të diskut rrotullues që si
rrjedhim bën që vegla e punës e dalë jashtë kontrollit të
lëvizë me forcë në drejtim të kundërt të rrotullimit të
aksesorit në pikën e bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të
ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose
larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së
rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi trupin
dhe krahun në mënyrë të tillë që t'i përballojnë
forcat e goditjes së kthimit. Përdorni gjithmonë një
dorezë ndihmëse, nëse ka, për një kontroll
maksimal mbi goditjen e kthimit ose reagimin ndaj
rrotullimit gjatë ndezjes. Përdoruesi mund të
kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose forcat e
goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.
b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c) Mos u poziciononi në drejtimin e diskut rrotullues
apo prapa tij. Kur disku në pikën e punës largohet nga
trupi juaj, një goditje e mundshme e kthimit mund të
lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e punës në drejtimin
tënd.
d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos vendosni një zinxhir sharre, thikë për gdhendje,
disk diamanti me segmente me hapësirë periferike
më të madhe se 10 mm, ose një disk prerës me
dhëmbëza. Thika të tilla shkaktojnë shpesh goditje
kthimi dhe humbje kontrolli.
f) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
g) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një
arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni
veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast
të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
h) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e
punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
i) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
j) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga
persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës
dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur
në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Para se të përdorni veglën për herë të parë
rekomandohet që të merrni disa informacione praktike
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi 3
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos e përdorni kurrë veglën për mprehje me pjesën
anësore
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
191

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents