Skil 5330 Original Instructions Manual page 190

Compact multi-material saw
Hide thumbs Also See for 5330:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama
është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të
kthimit. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen
e gozhdëve ose të vidave.
c) Kur rifilloni punën me sharrë në një material,
vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë së
prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të
mos jenë aktiv në material. Nëse lama e sharrës është
e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga
materiali kur rifilloni punën me sharrën.
d) Mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar
rrezikun e shtrëngimit ose goditjes së kthimit të
lamës. Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën
peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë
anës së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një
gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe
të sigurta para kryerjes së prerjes. Nëse rregullimi i
lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
3) FUNKSIONI I MBROJTËSES
a) Kontrolloni mbrojtësen nëse mbyllet si duhet para
çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën nëse
mbrojtësja nuk lëviz lirisht dhe nuk e mbyll
menjëherë diskun prerës. Mos e shtrëngoni apo
lidhni mbrojtësen në mënyrë të tillë që disku prerës
të jetë i ekspozuar. Nëse sharra bie aksidentalisht,
mbrojtësja mund të përkulet. Kontrolloni për t'u siguruar
që mbrojtësja lëviz lirisht dhe nuk prek diskun prerës ose
pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin dhe gjendjen e sustës së
kthimit të mbrojtëses. Nëse mbrojtësja dhe susta
nuk funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen
para përdorimit. Mbrojtësja mund të punojë ngadalë për
shkak të pjesëve të dëmtuara, ngjitëseve të depozituara
ose grumbullimit të copave të ndryshme.
c) Sigurohuni që pllaka e bazës së sharrës nuk lëviz
kur kryeni "prerje me zhytje" kur përcaktimi i prerjes
së pjerrët të diskut nuk është 90°. Lëvizja e diskut
prerës anash do të shkaktojë ngecjen e diskut dhe
ndoshta goditje kthimi.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja të mbulojë diskun
prerës para se ta vendosni sharrën mbi tryezë ose
dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë
që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e
saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
4) PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR PAJISJEN
PRERËSE
a) Mbrojtësja që shoqëron këtë vegël duhet të lidhet
mirë me veglën e punës dhe të pozicionohet për
siguri maksimale, në mënyrë që disku të ekspozohet
sa më pak nga përdoruesi. Qëndroni dhe kërkojini
të tjerëve të qëndrojnë larg nga plani i diskut që
rrotullohet. Mbrojtësja e ruan operatorin e veglës nga
copat e diskut të thyer dhe nga kontakti aksidental me
diskun.
b) Përdorni vetëm disqe prerëse prej diamanti për
veglën e punës.Vetëm fakti se një aksesor mund të
lidhet me veglën e punës, nuk garanton një përdorim të
sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me pjesën
anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes
janë të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore
të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e
tyre.
e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me diametrin e saktë për diskun e zgjedhur.
Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun duke
zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut.
f) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
g) Madhësia e boshtit kryesor të disqeve dhe
fllanxhave duhet të përshtatet mirë me boshtin
kryesor të veglës së punës. Disqet dhe fllanxhat me
vrimat e boshtit kryesor që nuk përputhen me pajisjen e
montimit në veglën e punës do të humbasin ekuilibrin, do
të dridhen më shumë se ç'duhet dhe mund të shkaktojnë
humbje të kontrollit.
h) Mos përdorni disqe të dëmtuara. Para çdo
përdorimi, kontrolloni disqet për krisje ose të çara.
Nëse bie vegla e punës ose disku, kontrollojeni atë
për dëmtime ose montoni një disk të padëmtuar.
Pas kontrollit dhe montimit të një disku, qëndroni
dhe poziciononi të tjerët larg nga plani i diskut
rrotullues dhe përdoreni veglën e punës me
shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Disqet e dëmtuara normalisht do të thyhen gjatë kohës
së testimit.
i) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 6. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj
zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
j) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
190

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents