AEG HK654070XB User Manual page 4

Hide thumbs Also See for HK654070XB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 59
4
Të dhëna për sigurinë
TË DHËNA PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj dhe funksionimin e saktë të pajisjes, lexojeni me kujdes këtë manual
përpara instalimit dhe përdorimit. Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen
edhe kur e lëvizni ose e shisni. Përdoruesit duhet të dinë plotësisht karakteristikat e
funksionimit dhe funksionet e sigurisë së pajisjes.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara ose
mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje. Këta
njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimit.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe pas punës së saj, derisa pajisja të jetë ftohur.
PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
• Ka rrezik djegieje! Mos vendosni takëme ose kapakë tiganësh mbi sipërfaqen e gatimit,
pasi mund të nxehen shumë.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyra dhe vajrat e tejnxehur mund të marrin flakë shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak!
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
• Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt, objekte që shkrijnë shpejt (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
• Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Enë gatimi prej gize ose alumini të derdhur ose enë me fund të dëmtuar mund ta
gërvishtin qeramikën prej xhami. Mos i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh, për të shmangur dëmtime të enës dhe xhamit.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents