Sony STR-DN1040 Reference Manual page 73

Hide thumbs Also See for STR-DN1040:
Table of Contents

Advertisement

AKTIVITETET ME RREZIK TË LARTË
SOFTUERI SONY nuk është tolerant ndaj gabimeve dhe nuk është projektuar, prodhuar apo synuar
për përdorim ose rishitje si pajisje kontrolli në linjë në mjedise të rrezikshme që kërkojnë performancë
pa gabime, si p.sh. në funksionimin e impianteve bërthamore, navigimin ose sistemet e komunikimit
të avionëve, kontrollin e trafikut ajror, makineritë e mbajtjes së drejtpërdrejtë në jetë ose sistemet
e armëve, ku dështimi i SOFTUERIT SONY mund të sjellë vdekje, lëndime personale ose dëmtim
të rëndë fizik ose mjedisor ("Aktivitetet me rrezik të lartë"). SONY dhe furnitorët e tij heqin dorë
në mënyrë specifike nga çdo garanci e shprehur apo e nënkuptuar e përputhshmërisë për Aktivitetet
me rrezik të lartë.
PËRJASHTIMI I GARANCISË PËR SOFTUERIN SONY
Ju pranoni shprehimisht dhe bini dakord se përdorimi i SOFTUERIT SONY kryhet duke marrë vetë
parasysh rreziqet. SOFTUERI SONY jepet "SIÇ ËSHTË" dhe pa garanci të ndonjë lloji, dhe SONY,
shitësit e tij dhe licencuesit e SONY (për qëllime vetëm të këtij paragrafi, kolektivisht të referuar si
"SONY"), HEQIN DORË SHPREHIMISHT NGA TË GJITHA GARANCITË, TË SHPREHURA
DHE TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË
E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE PËRPUTHSHMËRISË PËR NJË QËLLIM
TË CAKTUAR. SONY NUK GARANTON SE FUNKSIONET QË PËRMBAN SOFTUERI SONY
JANË PA GABIME APO DEFEKTE NË PROGRAMIMI OSE QË DO TË PLOTËSOJNË KËRKESËN
TUAJ, DHE SONY NUK GARANTON SE FUNKSIONIMI I SOFTUERIT SONY DO TË
KORRIGJOHET. GJITHASHTU, SONY NUK GARANTON APO JEP NDONJË GARANCI
NË LIDHJE ME PËRDORIMIN APO REZULTATET E PËRDORIMIT TË SOFTUERIT SONY
NË LIDHJE ME KORREKTËSINË E TIJ, SAKTËSINË, BESUESHMËRINË OSE NDRYSHE.
ASNJË KËSHILLË APO INFORMACION I DHËNË ME GOJË OSE ME SHKRIM NGA SONY APO
NJË PËRFAQËSUES I AUTORIZUAR I SONY NUK DO TË KRIJOJË GARANCI OSE NË NDONJË
MËNYRË DO TË ZGJEROJË QËLLIMIN E KËSAJ GARANCIE. DISA JURIDIKSIONE NUK
LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA, RAST NË TË CILIN
PËRJASHTIMI I MËSIPËRM NUK DO T'JU APLIKOHET JUVE.
Pa kufizuar sa më lart, parashikohet specifikisht se SOFTUERI SONY nuk është projektuar apo synuar
për përdorim me ndonjë produkt ndryshe nga PRODUKTI. SONY nuk jep asnjë garanci se produkti,
softueri, përmbajtja apo të dhënat e krijuara nga ju apo një palë e tretë nuk do të dëmtohen nga
SOFTUERI SONY.
KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
SOFTUERI, FURNITORËT E TIJ DHE LICENCUESIT E SONY (për qëllime vetëm të këtij paragrafi,
kolektivisht të referuar si "SONY"), NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR DËME RASTËSORE APO
PASUESE NË LIDHJE ME SOFTUERIN SONY, QË LINDIN NGA OSE BAZUAR NË SHKELJEN
E NDONJË GARANCIE TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, SHKELJE KONTRATE,
NEGLIZHENCË, PËRGJEGJËSI E CAKTUAR APO NDONJË TEORI TJETËR LIGJORE.
DËME TË TILLA PËRFSHIJNË, POR NUK KUFIZOHEN ME, HUMBJE TË FITIMIT, HUMBJE
TË TË ARDHURAVE, HUMBJE TË TË DHËNAVE, HUMBJE TË PËRDORIMIT TË PRODUKTIT
OSE PAJISJE TJETËR SHOQËRUESE, KOHË JOPRODUKTIVE DHE KOHË TË PËRDORUESIT,
PAVARËSISHT NËSE SONY ËSHTË KËSHILLUAR MBI MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE.
NË ÇDO RAST, E GJITHË PËRGJEGJËSIA E SONY NDAJ JUSH SIPAS PARASHIKIMEVE
TË KËSAJ EULA DO TË KUFIZOHET ME SHUMËN E PAGUAR AKTUALISHT
TË CAKTUESHME PËR SOFTUERIN SONY.
EKSPORTET
Nëse përdorni apo transferoni SOFTUERIN SONY në ose drejt një vendi tjetër ndryshe nga vendi juaj
i qëndrimit, ju do të zbatoni ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me eksportet, importet dhe doganat.
11
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents