Sony STR-DN1040 Reference Manual page 72

Hide thumbs Also See for STR-DN1040:
Table of Contents

Advertisement

LICENCA E PËRDORIMIT PËR SOFTUERIN SONY
Duhet të lexoni me kujdes marrëveshjen e mëposhtme përpara se të përdorni SOFTUERIN SONY
(përcaktuar më poshtë). Përdorimi i SOFTUERIT SONY tregon se ju pranoni marrëveshjen.
Nëse nuk jeni dakord me të, nuk autorizoheni të përdorni SOFTUERIN SONY.
E RËNDËSISHME - LEXONI ME KUJDES: Kjo licencë përdorimi ("EULA") është marrëveshje
ligjore mes jush dhe Sony Corporation ("SONY"), prodhuesit të pajisjes suaj me harduer Sony
("PRODUKTI") dhe licencuesit të SOFTUERIT SONY. Të gjithë softuerët Sony dhe softuerët e palëve
të treta (përveç softuerëve që janë subjekte të licencës së tyre të veçantë) të përfshirë me PRODUKTIN
tuaj dhe çdo përmirësim dhe përditësim i tyre do të referohen këtu si "SOFTUERI SONY". Ju mund
të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm me PRODUKTIN.
Duke përdorur SOFTUERIN SONY, ju bini dakord të zbatoni kushtet e kësaj EULA. Nëse nuk bini
dakord me kushtet e kësaj EULA, SONY nuk do t'jua licencojë SOFTUERIN SONY. Në rast të tillë,
ju nuk duhet të përdorni SOFTUERIN SONY.
LICENCA E SOFTUERIT SONY
SOFTUERI SONY mbrohet nga ligjet e të drejtave të autorit dhe marrëveshjet ndërkombëtare
të të drejtave të autorit, si edhe ligje dhe marrëveshje të tjera të pronës intelektuale. SOFTUERI SONY
licencohet, nuk shitet.
DHËNIA E LICENCËS
Të gjithë titujt, të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të SOFTUERIT SONY dhe në të, zotërohen
nga SONY ose licencuesit e tij. Kjo EULA ju jep juve të drejtën të përdorni SOFTUERIN SONY
vetëm për përdorim personal.
PËRSHKRIMI I KËRKESAVE, PENGESAVE, TË DREJTAVE DHE KUFIZIMEVE
Kufizimet. Ju nuk mund të kopjoni, modifikoni, zbërtheni për qëllim dublikimi, zbërtheni ose
çmontoni SOFTUERIN SONY plotësisht ose pjesërisht.
Ndarja e komponentëve. SOFTUERI SONY licencohet si një produkt i vetëm. Pjesët e tij nuk mund
të ndahen.
Përdorimi në një PRODUKT të vetëm. SOFTUERI SONY mund të përdoret vetëm në një PRODUKT
të vetëm.
Dhënia me qira. Ju nuk mund të jepni me qira apo me rentë SOFTUERIN SONY.
Transferimi i Softuerit. Ju mund t'i transferoni në mënyrë të përhershme të gjitha të drejtat tuaja sipas
kësaj EULA vetëm kur SOFTUERI SONY transferohet së bashku me PRODUKTIN dhe si pjesë e tij,
me kusht që ju të mos ruani asnjë kopje, të transferoni të gjithë SOFTUERIN SONY (duke përfshirë,
por pa u kufizuar me, të gjitha kopjet, pjesët e komponentëve, mjetet ruajtëse, manualët e përdorimit,
manualët e udhëzimeve, materialet e tjera të printuara, dokumentet elektronike, disqet e rikuperimit
dhe këtë EULA) dhe marrësi të bjerë dakord me kushtet e kësaj EULA.
Përfundimi. Pa paragjykuar të drejtat e tjera, SONY mund të përfundojë këtë EULA nëse nuk zbatoni
kushtet e kësaj EULA. Në këtë rast, kur kërkohet nga SONY, ju duhet të dërgoni PRODUKTIN te një
adresë e përcaktuar nga SONY, dhe SONY do t'jua dërgojë PRODUKTIN sërish sa më shpejt të jetë
praktikisht e mundur pasi nga PRODUKTI të jetë fshirë SOFTUERI SONY.
Konfidencialiteti. Ju bini dakord se do ta ruani konfidencial informacionin që ndodhet
në SOFTUERIN SONY i cili nuk njihet publikisht dhe se nuk do ta zbuloni këtë informacion
te të tjerët pa miratimin paraprak me shkrim të SONY.
10
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents