Masat Paraprake - Sony STR-DN1040 Reference Manual

Hide thumbs Also See for STR-DN1040:
Table of Contents

Advertisement

FLAC Decoder
Të drejtat e autorit (C)
2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007
Josh Coalson
Rishpërndarja dhe përdorimi në formë
burimore dhe binare, me ose pa modifikim,
lejohet me kusht që të plotësohen kushtet
e mëposhtme:
– Rishpërndarja e kodit burimor duhet
të përmbajë njoftimin e mësipërm të të
drejtës së autorit, këtë listë kushtesh dhe
heqjen dorë nga përgjegjësia më poshtë.
– Rishpërndarja në formë binare duhet të
riprodhojë njoftimin e mësipërm të të
drejtës së autorit, këtë listë kushtesh dhe
heqjen dorë nga përgjegjësia më poshtë
dhe/ose materiale të tjera të dhëna me
shpërndarjen.
– Emri i Fondacionit Xiph.org dhe
as emrat e kontribuuesve të tij nuk mund
të përdoren për të miratuar apo promovuar
produktet e krijuara nga ky softuer pa lejen
paraprake specifike me shkrim.
SOFTUERI JEPET NGA MBAJTËSIT
E TË DREJTËS SË AUTORIT DHE
KONTRIBUUESIT "SIÇ ËSHTË" DHE
HIQET DORË NGA ÇDO GARANCI
E NDONJË LLOJI, DUKE PËRFSHIRË
POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË E
NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË
DHE PËRPUTHSHMËRISË PËR NJË
QËLLIM TË CAKTUAR. NË ASNJË RAST
FONDACIONI APO KONTRIBUUESIT
NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR
NDONJË DËM TË DREJTPËRDREJTË,
TË TËRTHORTË, RASTËSOR,
TË VEÇANTË, SHEMBULLOR,
APO PASUES (DUKE PËRFSHIRË,
POR PA KUFIZUAR ME PROKURIMIN
E MALLRAVE APO SHËRBIMEVE
ZËVENDËSUESE; HUMBJE TË
PËRDORIMIT, TË TË DHËNAVE OSE
FITIMEVE, OSE NDËRPRERJE TË
BIZNESIT) SIDO QË TË JETË
SHKAKTUAR DHE SIPAS ÇDO TEORIE
PËRGJEGJËSIE, QOFTË NË KONTRATË
PËRGJEGJËSI TË CAKTUAR APO SHKELJE
(DUKE PËRFSHIRË NEGLIZHENCËN OSE
TJETËR) QË LIND NË NDONJË
MËNYRË NGA PËRDORIMI I KËSAJ
MARRËVESHJEJE, EDHE NËSE JANË
KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË
E KËTIJ DËMI.

Masat paraprake

Mbi sigurinë
Nëse brenda në mobilie bie diçka e fortë ose
lëng, marrësi duhet të hiqet nga priza dhe
duhet të kontrollohet nga një personel
i kualifikuar përpara se të vihet sërish
në punë.
Mbi burimet e rrymës
• Përpara se të përdorni marrësin,
kontrolloni që tensioni i përdorimit
të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
Tensioni i përdorimit tregohet
në pllakëzën metalike në pjesën
e pasme të marrësit.
• Njësia nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa
kohë që është e lidhur me prizën e murit,
edhe nëse njësia vetë është e fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni marrësin për një
kohë të gjatë, sigurohuni që ta shkëputni
marrësin nga priza e murit.
Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik),
kapeni te vetë priza; mos tërhiqni
asnjëherë kordonin.
• Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) duhet të zëvendësohet
vetëm nga një dyqan servisi i kualifikuar.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse marrësi nxehet gjatë punës, ky
nuk është keqfunksionim. Nëse e përdorni
këtë marrës vazhdimisht me volum të lartë,
temperatura e kabinetit të pjesës së
sipërme, anësore dhe të poshtme, rritet
në mënyrë të konsiderueshme. Për të
shmangur djegien, mos e prekni kabinetin.
5
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents