LG EG91 series Owner's Manual page 401

Hide thumbs Also See for EG91 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 57
y Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha të gjata
kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në ekran.
y Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe pastrojeni me
një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim.
Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues
xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të
dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit
(deformim, gërryerje ose thyerje).
y Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje edhe nëse
e fikni këtë pajisje me ÇELËS.
y Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr.
y Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini nga priza
kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik zjarri ose
mund të shkaktojë goditje elektrike.
y Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona, pasi produkti
është i rëndë.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.
y Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e brendshme të
produktit.
Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.
y Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi nevojitet kur
aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është dëmtuar kablloja e ushqimit me
energji ose spina, kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur aparati
është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose kur është
rrëzuar.
y Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël kur ai ndizet. Kjo
është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
y Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në gjashtë milion pikëza.
Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme (e bardhë, të
kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim
dhe nuk ndikon në performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet
zëvendësimit ose rimbursimit.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
9

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eg92 seriesEg96 seriesEf95 series

Table of Contents