LG EG91 series Owner's Manual page 396

Hide thumbs Also See for EG91 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 57
4
UDHËZIMET MBI SIGURINË
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.
PARALAJMËRIM
y Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera që prodhojnë
nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen lehtësisht ndaj
avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim ose deformim të
produktit.
y Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për përdorim.
y Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës janë të lagura ose të
mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose largoni pluhurin.
Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.
y Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar. (Përveç pajisjeve që
nuk janë të tokëzuara.)
Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.
y Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.
Nëse kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë zjarr.
y Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të nxehta si p.sh. me një
ngrohës.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eg92 seriesEg96 seriesEf95 series

Table of Contents