LG EG91 series Owner's Manual page 398

Hide thumbs Also See for EG91 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 57
6
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të ndezshme (hollues ose
benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
y Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe mos rrëzoni asgjë
mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
y Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
y Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që të ajroset.
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.
y Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
y Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe kontaktoni qendrën
lokale të shërbimit.
- Produkti ka pësuar goditje
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
y Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, shkëputeni kordonin
elektrik nga produkti.
Pluhuri mund të shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje elektrike,
goditje elektrike ose zjarr.
y Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi aparat nuk duhet të
vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si p.sh. vazo.
y Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit ose avujve të vajit.
Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë rrëzimin e tij.
y Nëse në produkt (p.sh. ushqyes, kordon elektrik, televizor) hyn ujë apo ndonjë substancë
tjetër, hiqe nga priza dhe kontakto menjëherë qendrën e shërbimit. Përndryshe, mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
y Përdor vetëm ushqyes të autorizuar dhe kordon elektrik të miratuar nga LG Electronics.
Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr, goditje elektrike, defekt ose deformim i produktit.
y Mos e zbërthe kurrë ushqyesin apo kordonin elektrik. Mund të shkaktohet zjarr ose goditje
elektrike.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eg92 seriesEg96 seriesEf95 series

Table of Contents