LG EG91 series Owner's Manual page 400

Hide thumbs Also See for EG91 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 57
8
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.
y Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër e fortë.
Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që kabllot e
lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
y Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni prizën
elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
y Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar mbinxehjen e
produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se 10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft librash ose në
dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë tavoline ose
perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
y Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një kohë të gjatë
pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo performanca e produktit.
y Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë,
mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një riparues i autorizuar.
y Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga përdredhja,
përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave,
prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.
y Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të mprehtë, si
p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eg92 seriesEg96 seriesEf95 series

Table of Contents