LG EG91 series Owner's Manual page 397

Hide thumbs Also See for EG91 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 57
y Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të ndërtesës për
të shmangur depërtimin e shiut.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje elektrike.
y Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke e varur kabllon
elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.
y Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
y Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e jashtme.
Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
y Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili larg nga
fëmijët.
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje,
detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej vinili
mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
y Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të rënda.
y Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga fëmijët.
Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
y Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të kordonit elektrik kur ana
tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu, mos e prekni kabllon elektrike menjëherë
pasi e keni lidhur me prizën në mur.
Ju mund të pësoni elektroshok.
(Në varësi të modelit)
y Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose shpërthimi.
y Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh, shkopinj të hollë
ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes
të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet një objekt i huaj,
hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
5

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Eg92 seriesEg96 seriesEf95 series

Table of Contents