Përdorimi I Peshores - Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
– Nëse rezultati nuk është ashtu siç e
dëshironit, vendosni çelësin rrotullues
në nivelin 7 (për ajkën dhe vezën e
rrahur) ose në nivelin 3 (për brumin me
maja) dhe vazhdoni më tej përpunimin
e përbërësve derisa sa të arrihet
konsistenca e dëshiruar e materialit.
– Asnjëherë mos e nisni për herë të dytë
SensorControl Plus me përbërës që
janë përpunuar më parë.
Shembull: Realizimi i vezës së
rrahur me SensorControl Plus
X Vazhdim i figurave J
1. Përgatitni njësinë bazë dhe vendosni
telin rrahës profesional.
2. Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
shtyjeni poshtë krahun me rrotullim
derisa të mbërthet mirë.
3. Fusni spinën në prizë. Në ekran do të
shfaqet „OptiMUM".
4. Ndani vezët (2-12 copë).
5. Shtypni butonin D. Në ekran do të
shfaqet „AJKË".
Udhëzim: Në modelet pa peshore
shfaqet „AJKË >300 ml". Shtypni sërish
butonin D. Në ekran do të shfaqet
„AJKË >700 ml".
6. Shtypni butonin D. Në ekran do të
shfaqet „E BARDHË VEZE".
Udhëzim: Në pajisjet me peshore të
integruar kjo kalibrohet tani. Gjatë kalibrimit
në ekran do të shfaqen njëra pas tjetrës vija
të ndara: „– – – – –" (tara). Në ekran shfaqet
„0 g" ose „0.00 lb" (sipas rregullimit).
7. Hidhni të bardhat e vezës në enë. Në
ekran do të shfaqet „MBAJ 2 SEK. ÇEL.
RROTULL. NË M/A".
8. Ktheni çelësin rrotullues në pozicionin
ü dhe mbajeni në këtë pozicion për
2 sekonda.
9. Pas 2 sekondash çelësi rrotullues
fiksohet automatikisht dhe pas lëshimit
qëndron në pozicionin ü.
E rëndësishme: Nëse çelësi rrotullues nuk
qëndron në pozicionin ü, atëherë ai nuk
është mbajtur mjaftueshëm gjatë në këtë
pozicion.
Përdorimi i peshores
10. Në ekran do të shfaqet „SENSOR
CONTROL PLUS". SensorControl Plus
monitoron përpunimin.
11. Kur arrihet konsistenca e
paraprogramuar e materialit, tingëllon
një sinjal akustik dhe përpunimi
përfundon. Në ekran do të shfaqet
„PËRFUNDO".
Udhëzim: Vendosja e tingullit sinjalizues
X „Rregullimet" shih faqen 156
12. Çelësi rrotullues kërcen automatikisht
në pozicionin y. Në ekran do të shfaqet
„OptiMUM".
13. Hiqni pajisjen nga priza.
14. Përpunimi me funksionin „E BARDHË
VEZE" ka përfunduar.
15. Pas përdorimit, pastroni mirë të gjitha
pjesët. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja"
shih faqen 163
Përdorimi i peshores
Pajisja është e pajisur me një peshore
(në varësi të modelit). Janë të mundura
përdorimet e mëposhtme:
– Peshimi i përbërësve të shtuar (ose çdo
përbërës më vete ose shuma e të gjithë
përbërësve).
– Paracaktimi i një peshe të caktuar
dhe numërimi mbrapsht derisa të
arrihet pesha e dëshiruar (me sinjale
udhëzuese akustike).
Udhëzime:
– Peshorja e tregon peshën me ndarje
5 g (0,01 lb). Nëse hidhen më pak se
5 gramë (0,01 lb), peshorja nuk tregon
rezultat të saktë të matjes.
– Pajisja ka 4 sensorë peshe në këmbët
e saj. Peshorja jep rezultate të sakta
në matje vetëm kur ajo qëndron me të
gjitha këmbët mbi një sipërfaqe pune të
fortë dhe të drejtë. Mos shtroni peceta
ose materiale të tjera poshtë pajisjes.
– Gjatë përdorimit të peshores sipërfaqja
e punës nuk duhet të ketë asnjë dridhje
tjetër (p.sh. nga punë të tjera ose nga
pajisje të tjera).
sq
161

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents