Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual page 159

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Funksioni „KOHËMATËSI"
Për rregullimin e një kohëzgjatjeje që
dëshironi. Kur kohëzgjatja mbaron, tingëllon
një sinjal akustik dhe përpunimi përfundon.
Funksioni mund të përdoret edhe pa
përpunimin e ushqimeve (p.sh. për kohët
e gatimit dhe të pushimit të ushqimeve).
X Vazhdim i figurave I
1. Përgatitni pajisjen. Shtoni përbërësit.
2. Fusni spinën në prizë. Në ekran do të
shfaqet „OptiMUM".
3. Shtypni butonin A. Në ekran do të
shfaqet „00:00".
4. Me butonin + ose - vendosni
kohëzgjatjen që dëshironi për
përpunimin. Vlerat ndërrohen më shpejt
nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin
përkatës. Kohëzgjatja e rregulluar
e përpunimit qëndron e ruajtur për rreth
5 minuta.
5. Vendosni çelësin rrotullues në nivelin
e dëshiruar.
6. Në ekran tregohet kohëzgjatja e mbetur
me numërim mbrapsht.
7. Kur kohëzgjatja e mbetur mbaron,
tingëllon një sinjal akustik dhe pajisja
e ndalon automatikisht përpunimin.
Në ekran do të shfaqet „PËRFUNDO
KOHËMATËSI".
Udhëzim: Vendosja e tingullit sinjalizues
X „Rregullimet" shih faqen 156
8. Në ekran do të shfaqet „KTHE ÇELËSIN
RROTULLUES NË 0".
9. Vendosni çelësin rrotullues në y. Në
ekran do të shfaqet „OptiMUM".
10. Hiqni pajisjen nga priza.
11. Përpunimi me funksionin „KOHËMATËSI"
ka përfunduar.
12. Pas përdorimit, pastroni mirë të gjitha
pjesët. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja"
shih faqen 163
Përdorimi i funksionit Kohadhe Kohëmatësi
Udhëzime:
– Në ekran kohëzgjatja tregohet në minuta
dhe sekonda. Shembull: 1 minutë e
30 sekonda: „01:30". Me kalimin e
kohëzgjatjes prej 60 minutash do të
tregohen edhe orët në formatin: „1:01:30".
– Shtypni butonat + ose - për të
përshtatur në çdo moment kohën e
mbetur që tregohet.
– Shtypni 2 herë lehtë butonin A për të
ndaluar kohëmatësin (pajisja vazhdonn
punën) ose për ta nisur sërish nga fillimi.
– Rrotulloni çelësin rrotullues në pozicionin
E për të ndërprerë përpunimin.
Kohëzgjatja e mbetur ruhet dhe numërimi
mbrapsht vazhdon edhe pas rindezjes.
– Mbani shtypur butonin A për të fikur
kohëmatësin. Në ekran do të shfaqet
„00:00". Funksioni „KOHA" aktivizohet
përsëri.
Përdorimi i kohëmatësit pa përpunimin
e ushqimeve:
■ Shtypni butonin A. Në ekran do të
shfaqet „00:00".
■ Me butonin + ose - vendosni
kohëzgjatjen që dëshironi për
përpunimin.
■ Shtypni 2 herë lehtë butonin A për të
nisur kohëmatësin.
■ Në ekran tregohet kohëzgjatja e mbetur
me numërim mbrapsht.
■ Kur kohëzgjatja mbaron, tingëllon një
sinjal akustik. Në ekran do të shfaqet
„PËRFUNDO KOHËMATËSI".
Udhëzime:
– Shtypni 2 herë lehtë butonin A për të
ndaluar kohëmatësin ose për ta nisur
përsëri.
– Nëse gjatë kohës së përdorimit të
kohëmatësit është nisur edhe përpunimi
i ushqimeve, atëherë pajisja punon
deri në mbarimin e kohëzgjatjes së
mbetur dhe ajo përfundon automatikisht
përpunimin.
sq
159

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents