Përdorimi I Funksionit Koha Dhe Kohëmatësi - Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
sq
Përdorimi i funksionit Koha dhe Kohëmatësi
X Vazhdim i figurave F
1. Zgjidhni telin përzierës profesional dhe
fleksibël, telin rrahës profesional ose
çengelin e ngjeshjes në varësi të llojit të
përpunimit X „Veglat" shih faqen 155.
Shtyni veglën përmes elementit tejçues
kryesor deri sa të mbërthehet në vend.
Kapaku mbrojtës mbulon elementin
tejçues.
2. Hidhni në enë përbërësit për përpunim.
3. Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
shtyjeni poshtë krahun me rrotullim
derisa të mbërthet mirë.
W Rrezik lëndimi!
Uleni me kujdes krahun me rrotullim!
Ndërkohë, kujdes të mos zini gishtat ose
duart.
Komandimi i pajisjes
4. Fusni spinën në prizë. Në ekran do të
shfaqet „OptiMUM".
5. Vendosni çelësin rrotullues në
nivelin e dëshiruar (X „Shpejtësi të
rekomanduara" shih faqen 155). Në
ekran shfaqet „KOHA" dhe koha e kaluar
e përpunimit tregohet në minuta dhe
sekonda.
Udhëzim: Me kalimin e kohëzgjatjes prej
60 minutash do të tregohen edhe orët në
formatin: „1:01:30".
6. Përpunoni përbërësit derisa të arrihet
rezultati i dëshiruar.
7. Vendosni çelësin rrotullues në y. Prisni
derisa elementi tejçues të ndalojë. Hiqni
pajisjen nga priza.
8. Shtypni butonin e zhbllokimit dhe ngrini
lart krahun me rrotullim deri në fund.
9. Rrotullojeni enën në drejtim orar derisa
të ngrihet. Hiqeni enën.
10. Shtypni të dy butonat e nxjerrjes derisa
vegla të lirohet. Hiqeni veglën nga
elementi tejçues.
11. Hiqni kapakun nga elementi tejçues.
12. Pas përdorimit, pastroni mirë të gjitha
pjesët. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja"
shih faqen 163
158
Udhëzim: Përdorni shembujt tanë të
përdorimit për të njohur më mirë pajisjen
tuaj të re dhe funksionet e saj. X „Receta"
shih faqen 163
Shtimi i përbërësve
Gjatë përpunimit mund të shtohen edhe
përbërës të tjerë.
X Figura G
■ Kur pajisja është në punë, shtoni
përbërësit e tjerë nëpërmjet hinkës që
ndodhet në kapak.
W Rrezik lëndimi!
Mos i futni asnjëherë duart në enë apo në
hinkën mbushëse gjatë kohës që pajisja
është në punë. Mos fusni objekte (p.sh. lugë
gatimi) në enë ose në hinkën mbushëse.
X Vazhdim i figurave H
1. Për të shtuar sasi të mëdha ose
përbërës: Vendosni çelësin rrotullues
në pozicionin y. Prisni derisa elementi
tejçues të ndalojë.
2. Shtypni butonin e zhbllokimit dhe ngrini
lart krahun me rrotullim deri në fund.
3. Shtoni përbërësit direkt në enë. Shtypni
butonin e zhbllokimit dhe shtyjeni
poshtë krahun me rrotullim derisa të
mbërthet mirë. Në ekran do të shfaqet
„OptiMUM". Përpunoni më tej përbërësit.
Përdorimi i funksionit Koha
dhe Kohëmatësi
Pajisja ka një funksion të emërtuar Koha dhe
funksionin Kohëmatësi. Janë të mundura
funksionet e mëposhtme:
Funksioni „KOHA"
Tregues i kohës që ka kaluar nga përpunimi
(rregullim standard). Funksioni „KOHA"
niset automatikisht kur fillohet puna me
përpunimin e ushqimeve.
Udhëzime:
– Gjatë përpunimit, shtypni lehtë
butonin A për të aktivizuar funksionin
„KOHËMATËSI".
– Gjatë përpunimit, mbani shtypur
butonin A për ta rikthyer treguesin në
„00:00".

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents