Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual page 152

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
sq
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
■ Mos e vendosni pajisjen mbi ose afërt sipërfaqeve të nxehta, si
p.sh. soba gatimi. Mos lejoni që kablloja elektrike e pajisjes të
bjerë në kontakt me elemente të nxehta ose ta tërhiqeni në një
cepe të mprehta.
■ Mos e fusni asnjëherë në ujë njësinë bazë të pajisjes dhe mos
e lani në enëlarëse. Mos përdorni pastrues me avull. Mos e
përdorni pajisjen me duar të lagura.
■ Pajisja duhet të hiqet nga spina pas çdo përdorimi, kur lihet pa
mbikëqyrje, para montimit, çmontimit ose pastrimit dhe në rast
avarie.
W Rrezik dëmtimi!
■ Fikeni dhe hiqeni nga priza pajisjen para se të ndërroni aksesorët
ose pjesët shtesë që duhet të vihen në përdorim.
■ Kur ulni poshtë boshtin rrotullues mos i fusni duart në kuti, që të
mos dëmtoni gishtat apo duart. Mos e çmontoni boshtin rrotullues
gjatë kohës që pajisja është e ndezur.
■ Kur përdorni veglat, ena duhet të jetë e vendosur, e mbyllur me
kapak, dhe kapakët mbrojtës të elementëve tejçues duhet të jenë
të vendosur! Gjatë përdorimit të aksesorëve, vendosni enën,
kapakun e saj dhe kapakun mbrojtës të elementit tejçues sipas
udhëzimeve!
■ Mos e kapni asnjëherë me duar të lagura enën apo hinkën
mbushëse gjatë kohës që pajisja është në punë. Mos fusni
asnjëherë objekte (p.sh. lugër gatimi) në enë ose në hinkën
mbushëse. Mbani karg duart, flokët, rrobat dhe pajisje të tjera
të kuzhinës nga pjesët rrotulluese. Pasi pajisja fiket, elementi
tejçues vazhdon të rrotullohet edhe për pak kohë. Prisni derisa
thikat rrotulluese të ndalojnë plotësisht.
■ Mos përdorni asnjëherë vegla dhe aksesor, ose 2 aksesorë,
njëkohësisht. Kur përdorni aksesorë, mbani parasysh këto
udhëzime dhe ato të përfshira përkatësisht në paketë.
■ Gjatë përdorimit të aksesorëve mbani parasysh ngjyrën e
shënuar në aksesor dhe elementin tejçues.
W Rrezik asfiksie!
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialet e ambalazhimit.
W Kujdes!
■ Sugjerohet që pajisja të mos lihet asnjëherë ndezur më shumë
sesa nevojitet për përpunimin e ushqimit. Mos e vini në funksion
pajisjen me enën bosh.
■ Zona e punës duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme, rezistente
ndaj lagështirës, me material të qëndrueshëm, e rrafshët, e thatë
dhe me madhësi të mjaftueshme për të shmangur dëmtime nga
spërkatje dhe për punuar lirshëm.
152

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents