Funksione Të Tjera; Caktimi I Funksionit Të Lëvizjes; Çelësi I Ekranit Dhe I Sinjalizuesit Të Alarmit (Mute Mode); Funksionet E Kursimit Të Energjisë - Bosch Climate 3000i Operating Instructions For Users

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 51
Përdorimi
3.6
Funksione të tjera
3.6.1
Caktimi i funksionit të lëvizjes
KËSHILLË
Nëse fletët e lëvizjes së ajrit qëndrojnë në pozicionin më të ulët gjatë
modalitetit të ftohjes për një periudhë të gjatë kohe, mund ketë rrjedhje
kondensati. Rregullimi manual vertikal i fletëve të lëvizjes së ajrit mund të
shkaktojë interferencë.
▶ Për të rregulluar vertikalisht fletët e lëvizjes së ajrit përdorni vetëm
telekomandën.
Lëvizja horizontale (majtas/djathtas)
Pozicioni horizontal duhet caktuar me dorë.
▶ Fikni njësinë e brendshme dhe ndërpirsni korrentin.
▶ Palosni për lart pllakën drejtuese të ajrit ( figura 2).
▶ Lëvizini fletët e ajrit horizontalisht me dorë në pozicionin e dëshiruar.
▶ Kthejeni pllakën drejtuese të ajrit në pozicionin e vet fillestar.
Lëvizja automatike vertikale (lart/poshtë)
▶ Shtypni e mbani butonin Swing për mbi 2 sekonda, për të aktivizuar
lëvizjen automatike vertikale.
Telekomanda tregon simbolin
▶ Për të ndaluar lëvizjen automatike vertikale: shtypni sërish butonin
Swing.
Pozicioni i pastrimit
Për pastrim më të thjeshtë, fletët e lëvizjes së ajrit mund të vendosen në
një pozicion të posaçëm (në varësi të modelit).
▶ Kur fiket pajisja, shtypni e mbani njëherësh për një sekondë butonin
Mode dhe Swing.
▶ Për të dalë nga pozicioni i pastrimit: shtypini e mbajini sërish të dy
butonat.
3.6.2
Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute Mode)
▶ Për ta ndezur apo fikur ekranin në njësinë e brendshme dhe
sinjalizuesin e alarmit: Shtypni tastin LED.
▶ Për të shfaqur temperaturën aktuale të ambientit: mbani butonin LED
për 5 sekonda.
▶ Për të shfaqur temperaturën e caktuar: Mbani shtypur për 5 sekonda
të tjera tastin LED.
3.6.3
Funksionet e kursimit të energjisë
Pajisja ka funksionet e mëposhtme të kursimit të energjisë prej nga mund
të zgjidhni:
1)
• ECO
: funksionim me fazën e ventilatorit AUTO dhe temperaturë të
rregulluar për së paku 24 °C
• GEAR (75%): ulni konsumin e energjisë me 25 %
• GEAR (50%): ulni konsumin e energjisë me 50 %
• Asnjë prej simboleve të mësipërme: funksionim normal
▶ Për të aktivizuar një funksion kursimi energjie, shtypni butonin
derisa të shfaqet funksioni i dëshiruar.
Funksioni ECO cakton automatikisht 24 °C, nëse temperatura e caktuar
më parë ishte më e ulët. Funksioni çaktivizohet sapo temperatura bie nën
24 °C.
1) Vetëm në modalitet ftohjeje
176
.
3.6.4
Ulja e zhurmës (Silent Mode)
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së brendshme dhe të jashtme gjatë
funksionimit. Është veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni
fqinjët gjatë natës.
▶ Gjatë funksionimit shtypni butonin
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin
për 2 sekonda.
-ose-
▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
Për shkak të funksionimit me frekuencë të ulët të kompresorit, fuqia e
ftohjes/ngrohjes mund të mos arrihet gjatë funksionimit të qetë të
njësisë së jashtme.
3.6.5

Fluks indirekt i ajrit (Wind avoid me)

Ky funksion parandalon fryrjen e ajrit direkt drejt trupit.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitet ftohjeje, heqjeje lagështie dhe
ventilatori.
3.6.6
Ftohje/ngrohje e përshpejtuar
Kur ftohni/ngrohni shpejt njësia e jashtme punon në fuqi maksimale për
ta ngrohur ose ftohur shpejt ambientin.
▶ Ftohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ftohjes dhe shtypni butonin
Turbo.
▶ Ngrohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ngrohjes dhe shtypni
butonin Turbo.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin Turbo.
3.6.7
Vetëpastrimi (I clean)
Pajisja ka një funksion për vetëpastrimin e avulluesit. Vetëpastrimi ngrin
pluhurin, mykun dhe yndyrën. Në vijim çdo gjë shkrihet dhe thahet
shpejt me ajër të nxehtë.
▶ Për të aktivizuar vetëpastrimin: shtypni butonin Clean.
Gjatë vetëpastrimit, ekrani i njësisë së brendshme tregon CL.
Pas 20 deri në 45 minutash vetëpastrimi mbaron automatikisht.
3.6.8
Mbrojtja ndaj ngricës (8 °C Heating)
Mund të aktivizohet kundërngrirja për ta mbajtur temperaturën e
ambientit së paku 8 °C.
▶ No modalitetin e ngrohjes 2x shtypni brenda 1 sekonde butonin /.
Pajisja qëndron fikur derisa temperatura të bjerë nën 8 °C.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
3.6.9
Kyçja e tasteve
Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të
telekomandës.
▶ Për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e butonave: shtypni njëherësh
butonat Clean dhe Turbo për 5 sekonda.
Kur është aktiv bllokimi i butonave, ekrani tregon simbolin
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)
për 2 sekonda.
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents