Zgjidhja E Problemeve - Skil GS1 0582 Series Original Instructions Manual

Brushless cordless pole saw /pruner
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
! mos e përdorni krasitësen për të prerë pemët
! mos e përdorni më afër se 15m nga linjat elektrike
! mbajini kalimtarët të paktën 15m larg
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
! para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, para se ta
transportoni ose ta lini pajisjen, ndaloni motorin
dhe hiqeni baterinë nga pajisja
! vishni gjithnjë doreza kur prekni fletën dhe
zinxhirin
! Asnjëherë mos e prekni zinxhirin ndërkohë që
motori është në punë
Mbajeni gjithnjë pajisjen të pastër
- pas çdo përdorimi, pastroni mbeturinat nga zinxhiri
dhe fleta me një furçë të butë. Fshijeni sipërfaqen e
krasitëses me leckë të pastër të njomur me detergjent
të butë.
- hiqeni kapakun anësor, më pas përdorni një furçë të
butë për të hequr mbetjet nga fleta, zinxhiri, ingranazhi
dhe kapaku anësor.
- pastroni gjithnjë ciflat e drurit, tallashin dhe papastërtitë
nga foleja e fletës së zinxhirit kur ndërroni zinxhirin.
Kontrolloni rregullisht për defekte të dukshme, si lirimi,
zhvendosja ose dëmtimi i zinxhirit dhe fletës së zinxhirit,
lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve
përbërës
Ndërrimi i fletës dhe zinxhirit
- Lëreni krasitësen të ftohet. Sigurohuni që tapa e
depozitës së vajit T është e mbyllur mirë për të mos
lejuar derdhjen e vajit.
- vendoseni krasitësen në sipërfaqe të rrafshët të
përshtatshme. Hiqni kapakun anësor H duke rrotulluar
çelësin e kapakut anësor Q në drejtim të kundërt të
akrepave të orës x. Pastroni kapakun anësor H me një
leckë të thatë.
- hiqni fletën dhe zinxhirin e konsumuar nga sipërfaqja
e montimit.
- montoni fletën dhe zinxhirin, sipas pjesës: "Montimi i
fletës dhe zinxhirit"
Kryeni mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura para
përdorimit të krasitëses
Mos e mprehni asnjëherë vetë zinxhirin. Shkoni te servisi
i SKIL për ta mprehur zinxhirin në mënyrë profesionale.
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe në procedurat e testimeve, riparimi duhet të kryhet
nga një qendër e shërbimit pas shitjes për pajisjet SKIL
- Dërgojeni pajisjen të çmontuar së bashku me
dokumentin e blerjes te shitësi ose te servisi më i afërt
i SKIL (adresat, si edhe diagrami i shërbimit të pajisjes
gjenden në www.skil.com)
! para se ta ktheni, depozita e vajit duhet të zbrazet
komplet
Mbani parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose përdorimit të papërshtatshëm të pajisjes
përjashtohen nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
Transporti
- pastrojeni produktin
- vendoseni këllëfin e zinxhirit mbi fletën e zinxhirit dhe
zinxhir
- mbajeni gjithnjë produktin nga doreza
- mbrojeni produktin nga goditjet e rënda ose dridhjet e
forta që mund të ndodhin gjatë transportit në automjete
- sigurojeni produktin për të mos e lejuar të rrëshqasë
ose bjerë
Ruajtja
- pastrojeni produktin dhe vendoseni këllëfin e zinxhirit
mbi fletën e zinxhirit dhe zinxhir
- pastrojeni produktin dhe zbrazeni depozitën e vajit
- mbajini produktin dhe aksesorët e tij në një vend të
errët, të thatë, pa ngricë dhe të ajrosur mirë
- mbajeni gjithnjë produktin në një vend që nuk mund
të arrihet nga fëmijët. Ruajtja ideale është nën
temperaturën e dhomës.
- mbajeni gjithnjë larg nga agjentët gërryes, si lëndët
kimike të kopshteve dhe kripërat e shkrirjes së akullit

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet
e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e
identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin
tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)
! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë pajisjen dhe hiqeni baterinë
Makina nuk funksionon

- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Pajisja punon me shkëputje

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
Zinxhiri i thatë

- nuk depozitën e vajit nuk ka vaj-> mbusheni me vaj
- vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është
bllokuar -> pastroni tapën
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
Zinxhiri/fleta e zinxhirit tejnxehet

- në depozitën e vajit nuk ka vaj -> mbusheni me vaj
- vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është
bllokuar -> pastroni tapën
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
- zinxhiri është shumë i tendosur -> rregulloni tendosjen
e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni

Makina vibron anormalisht
- tendosja e zinzhirit shumë e lirshme -> rregulloni
tendosjen e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
- zinxhiri i konsumuar -> zëvendësoni zinxhirin
- dhëmbët e zinxhirit janë në drejtimin e gabuar ->
montojeni përsëri me zinxhirin në drejtimin e duhur
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike, aksesorët dhe paketimet e
tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
188

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

05820582ca

Table of Contents