Skil GS1 0582 Series Original Instructions Manual page 185

Brushless cordless pole saw /pruner
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit
ose temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose ndaj një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë
shpërthim.
g) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe
mos e karikoni baterinë ose pajisjen jashtë
temperaturës që përcaktohet në udhëzime. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që t'i bëjë
riparime pajisjes vetëm duke përdorur pjesë
identike. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e
pajisjes.
b) Asnjëherë mos i riparoni bateritë e dëmtuara.
Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi
ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIMET PËR SIGURINË E KRASITËSES
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhiri. Mos
e hiqni materialin e prerë dhe as mos e mbani
me dorë materialin që doni ta prisni ndërkohë
që zinxhiri është në lëvizje. Sigurohuni që pajisja
është e fikur dhe që bateria është hequr kur hiqni
materialin e bllokuar. Një moment i vetëm i mungesës
së vëmendjes gjatë përdorimit të krasitëses mund të
shkaktojë dëmtime të rënda.
b) Mbajeni pajisjen vetëm nga sipërfaqet e izoluara
të kapjes, pasi zinxhiri mund të bjerë në kontakt
me telat e fshehur. Nëse zinxhiri bie në kontakt me
një tel me korrent, pjesët metalike të pajisjes mund të
elektrizohen dhe mund t'i shkaktojë goditje elektrike
operatorit.
c) Mbajeni mirë, duke i vendosur të dyja duart
krasitëse dhe poziciononi trupin dhe krahun në
mënyrë të tillë që t'i përballojnë forcat e goditjes
së kthimit. Forcat e goditjeve mbrapsht mund të
kontrollohen nga operatori, nëse merren masat e duhura
paraprake. Mos e lëshoni krasitësen.
d) Kur prisni një degë, bëni kujdes për goditjet
mbrapsht. Kur dega është e thyer, ajo mund të përkulet
dhe të godasë zinxhirin.
e) Mbajeni krasitësen të fikur, kapeni gjithnjë me të
dyja duart dhe zinxhirin me fletën të montuar të
drejtuar larg jush. Mbajtja e mirë e krasitëses do të
pakësojë rrezikun e kontaktit aksidental me zinxhirin në
lëvizje.
f) Mos e përdorni krasitësen në pemë. Përdorimi i
krasitëses ndërsa ngjiteni ose ndërsa keni hipur në pemë
mund të shkaktojë plagosje.
g) Pozicionojini gjithnjë mirë këmbët dhe përdoreni
krasitësen vetëm kur jeni mbi terren të palëvizshëm,
të sigurt dhe në nivel. Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të
paqëndrueshme, si shkallët, mund të shkaktojnë humbje
të ekuilibrit ose të kontrollit të krasitëses.
h) Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e aksesorëve. Tendosja ose
lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë
ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
i) Mbajini doreza të thata, të pastra dhe pa vajra
ose graso. Dorezat me graso dhe me vajra janë të
rrëshqitshme dhe shkaktojnë humbje të kontrollit.
j) Prisni vetë dru. Mos e përdorni krasitësen për
qëllime, për të cilat nuk është parashikuar. Për
shembull: mos e përdorni krasitësen për të prerë
materiale plastike, guri ose materiale ndërtimi që
nuk janë prej druri. Përdorimi i krasitëses për punë të
tjera mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
k) Shkaqet dhe parandalimi goditjeve mbrapsht nga
përdoruesi:
- Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e
fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet
dhe kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
- Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një
reagim të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e
drejtimit dhe duke e çuar drejt përdoruesit.
- Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme
të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me
shpejtësi drejt përdoruesit.
- Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju bëjë të humbni
kontrollin e krasitëses, dhe kjo mund të sjellë dëmtime
fizike të rënda. Si përdorues i krasitëses, duhet të
merrni disa hapa që të mos shkaktoni aksidente ose
dëmtime gjatë punës. Goditja e kthimit është rezultat
i keqpërdorimit të pajisjes dhe/ose procedurave ose
kushteve të papërshtatshme të punimit, dhe kjo gjë
mund të shmanget duke ndërmarrë masat paraprake
që tregohen poshtë:
l) Kur prisni një degë, bëni kujdes për goditjet
mbrapsht. Kur dega është e thyer, ajo mund të përkulet
dhe të godasë zinxhirin.
m) Përdorni vetëm zinxhirë rezervë dhe fletë që janë
specifikuar nga prodhuesi. Vendosja e zinxhirëve dhe
fletëve në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë këputje të
zinxhirit dhe/ose goditje mbrapsht.
n) Prisni gjithnjë derisa pajisja të ketë ndaluar
plotësisht, dhe hiqeni baterinë para se ta ulni.
Zinxhiri mund të bllokohet ose mund të godasë mbrapsht
dhe të shkaktojë humbje të kontrollit të pajisjes.
o) Fikeni krasitësen kur ndryshoni pozicionin e punës.
Disa rajone kanë rregulla që kufizojnë përdorimin e produktit.
Flisni me autoritetin lokal për këshilla.
PAS PËRDORIMIT
Fikeni gjithnjë pajisjen dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini pajisjen pa mbikëqyrje
- para se të hiqni materialet e bllokuara
- para se të kontrolloni, pastroni ose punoni në pajisje.
- pasi keni goditur një objekt të huaj
- sa herë që pajisja fillon të dridhet në mënyrë jonormale
Mbajeni pajisjen brenda në një vend të thatë dhe të
kyçur, larg fëmijëve
- mbajeni baterinë veçmas nga pajisja
BATERITË
Bateria jepet është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
185

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

05820582ca

Table of Contents