Skil GS1 0582 Series Original Instructions Manual page 187

Brushless cordless pole saw /pruner
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- lironi manikotën e pasme me fileta K në drejtim të
kundërt të akrepave të orës
- Zgjateni boshtin teleskopik C sipas gjatësisë së
nevojshme
- Shtrëngoni mirë manikotën e pasme me fileta K në
drejtim të akrepave të orës
Tendosja e zinxhirit
- lironi çelësin e kapakut anësor Q
- ngrini pak dhe mbani lart majën e fletës së zinxhirit
F ndërsa rregulloni tendosjen. Sigurohuni që fleta e
zinxhirit F ka njëfarë lëvizje.
- rrotulloni çelësin e rregullimit të shtrëngimit të zinxhirit
R sipas shenjës AH të rregullimit të shtrëngimit të
zinxhirit në trup derisa të gjitha pjesët e zinxhirit të
prekin anën e poshtme të fletës g.
- kontrolloni shtrëngimin e zinxhirit duke e tërhequr
zinxhirin G lart. Shtrëngimi i saktë i zinxhirit arrihet
kur zinxhiri G mund të ngrihet rreth 6 mm nga fleta e
zinxhirit F në qendër h.
- tërhiqeni zinxhirin G përgjatë anës së sipërme të
fletës së zinxhirit G nga njëra anë te tjera disa herë ㉕.
Zinxhiri G duhet të jetë i shtrënguar, por gjithsesi të
lëvizë lirshëm.
- shtrëngoni fort çelësin e kapakut anësor Q për të
rregulluar fletën e zinxhirit F j
Lubrifikimi k
Jeta e zinxhirit dhe kapaciteti i prerjes varen nga
lubrifikimi i mirë. Zinxhiri lubrifikohet automatikisht me vaj
zinxhiri gjatë punimit.
! krasitësja nuk ofrohet e mbushur me vaj; është
e rëndësishme që ta mbushni me vaj para
përdorimit
! asnjëherë mos e përdorni krasitësen pa vaj
zinxhiri ose kur niveli i vajit është nën shenjën
minimale AI, pasi kjo do ta dëmtonte produktin
! mos pini duhan ose mos sillni zjarr ose flakë
pranë vajit ose krasitëses. Nafta mund të derdhet
dhe të shkaktojë zjarr.
- pastrojeni tapën e depozitës së vajit T dhe vendin
anembanë saj për t'u siguruar që të mos bien
papasatërti në depozitën e vajit
- pozicionojeni krasitësen anash saj mbi sipërfaqe të
fortë e të sheshtë, me tapën e depozitës T të drejtuar
lart. Rrotulloni tapën e depozitës së vajit T në drejtim të
kundërt të akrepave të orës për ta hequr.
- hidhni në depozitë vajin e fletës dhe zinxhirit. Mos lejoni
që vaji të derdhet nga hapja. Mos e mbushni tepër dhe
lini rreth 5 mm hapësirë midis nivelit të vajit dhe buzës
së brendshme të depozitës për të lënë tolerancë për
zgjerimin. Pastroni vajin e tepërt.
- vendosni përsëri dhe shtrëngoni tapën T
! përdorni vetëm vaj zinxhiri të biodegradueshëm
! për të parandaluar kullimin e vajit kur krasitësja
nuk është duke u përdorur, zbrazeni depozitën e
vajit pas çdo përdorimi, më pas vëreni në punë
krasitësen për një minutë
! për të parandaluar formimin e ndryshkut në
zinxhir dhe në ingranazhin e fletës, sigurohuni që
zinxhiri të lubrifikohet pak para se ta lini për kohë
të gjatë
On/off l
- shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes, më pas
shkelni këmbëzën për ta vënë në punë krasitësen
- lëshoni butonin e kyçjes dhe vazhdoni ta mbani shkelur
këmbëzën për të mos e ndërprerë punën
- fikeni pajisjen duke lëshuar këmbëzën
Përdorimi i mjetit
- mbajeni gjithnjë krasitësen me të dyja duart: një dorë
në dorezën e pasme E dhe dorën tjetër në dorezën
ndihmëse L;
! krasitësja duhet të punojë me shpejtësi të plotë
para se të bjerë në kontakt me drurin
- mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin të
bëjë punën e tij
- përdoreni krasitësen vetëm kur t'i keni vendosur mirë
këmbët
! sigurohuni që manikotat me fileta të boshteve
të jenë të shtrënguara plotësisht para se ta vini
pajisjen në punë.
! Kontrollojeni rregullisht nëse është shtrënguar siç
duhet për të shmangur plagosjet.
! mbani parasysh se objekti që do të pritet nuk
duhet ta kalojë gjatësinë e përdorshme të
krasitëses. Maja e fletës së zinxhirit duhet të
zgjatet gjithnjë të paktën 2" (50mm) jashtë rrethit
të jashtëm të trungut mbani parasysh se zinxhiri
nuk duhet të prekë në tokë apo në ndonjë objekt
tjetër
Prerja bazë za
- bëni fillimisht një prerje të cekët (1/4 e diametrit të
degës) në pjesën e poshtme të degës, pranë degës
kryesore ose trungut zb
- bëni një prerje të dytë nga pjesa e sipërme e degës,
në pjesën e jashtme të prerjes së parë zb. Vazhdoni
prerjen e dytë përmes degës derisa dega të shkëputet
nga pema.
- Përgatituni të balanconi peshën e pajisjes kur dega të
bjerë dega.
- Bëni prerjen përfundimtare pranë trungut zb
- lëshoni çelësin menjëherë sapo prerja të ketë
përfunduar për prerjen e dytë dhe prerjet përfundimtare
(nga sipër degës), mbani kunjat AJ kundrejt degës që
do të pritet priten c
Prerja e degëve dhe krasitja
- kjo krasitëse është bërë për të krasitur dhe për të prerë
degë të vogla me diametër deri në 200mm
! pritini degët në pjesë për t'u siguruar që të
mos goditeni nga degët që bien apo që degët e
rrëzuara të kërcejnë nga toka
! Mos qëndroni direkt poshtë degës që po pritet
- poziciononi krasitësen në kënd 60° ose më pak, në
varësi të situatës specifike
- hiqini degët e gjata në disa faza
- pritni më parë degët e poshtme për t'u lënë më shumë
hapësirë degëve të sipërme që të bien
- punoni ngadalë, duke i mbajtur të dyja duart në
krasitëse dhe duke e kapur fort. Mbajini mirë këmbët
dhe ruani ekuilibrin
- mbajeni pemën midis jush dhe zinxhirit ndërsa prisni
degët. Priteni nga ana e pemës që është në të kundërt
me degën që po prisni
! mos prerë nga një shkallë. Lërini këto punë për
profesionistët.
! mos bëni prerje të rrafshët pas degës kryesore
ose trungut derisa të keni prerë pjesën më të
madhe të degës, për të pakësuar peshën.
187

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

05820582ca

Table of Contents