Shërbimi, Pjesët Rezervë Dhe Garancia - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8. Shërbimi, pjesët rezervë dhe garancia
Mirëmbajtja dhe riparimi
Mirëmbajtja dhe riparimi i motorëve modernë si dhe i të gjitha
pajisjeve të sigurisë kërkojnë trajnim të kualifikuar teknik dhe
një ofiçinë të veçantë, të pajisur me veglat e posaçme dhe me
pajisjet e testimit.
Çdo punë që nuk përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet
vetëm nga qendra e shërbimit MAKITA.
Qendrat e shërbimit MAKITA kanë të gjitha pajisjet e
nevojshme dhe personelin e aftë dhe me përvojë, i cili mund
të gjejë zgjidhje ekonomike dhe mund t'ju këshillojë për çdo
problem. Për të gjetur shpërndarësin tuaj lokal, lutemi vizitoni
www.makita‑outdoor.com
Përpjekjet për riparim nga palë të tjera ose nga persona të
paautorizuar e bëjnë të pavlefshëm çdo pretendim për garanci.
Pjesët e këmbimit.
Funksionimi i sigurt dhe i vazhdueshëm si edhe siguria e
sharrës me zinxhir, midis të tjerave, lidhen edhe me cilësinë e
pjesëve rezervë që përdoren. Përdorni vetëm pjesë origjinale
MAKITA.
Vetëm pjesët dhe aksesorët origjinalë të këmbimit garantojnë
cilësinë më të lartë të materialeve, dimensioneve, funksionimit
dhe sigurisë.
Pjesët dhe aksesorët origjinalë të këmbimit mund të merren
nga shitësi juaj lokal. Ai ka edhe listën e pjesëve origjinale të
këmbimit për të përcaktuar numrat e kërkuar të pjesëve të
këmbimit, dhe informohet vazhdimisht për përmirësimet më të
fundit dhe për risitë në pjesët e këmbimit.
Lutemi mbani parasysh se nëse përdorni pjesë të ndryshme
nga pjesët origjinale të këmbimit MAKITA, kjo do të bëjë
automatikisht të pavlefshme garancinë e produktit MAKITA.
Garancia
MAKITA garanton cilësinë më të lartë dhe prandaj rimburson
të gjitha kostot e riparimit duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara
si pasojë e defekteve në material ose prodhim, të cilat ndodhin
brenda periudhës së garancisë pas blerjes. Lutemi vini re se
në disa shtete mund të ketë kushte të veçanta garancie. Nëse
keni ndonjë pyetje, lutemi kontaktoni shitësin tuaj, i cili është
përgjegjës për garancinë e produktit.
Lutemi vini re që nuk pranojmë përgjegjësi për dëmtim të
shkaktuar nga:
• Mospërfillja e manualit të përdorimit.
• Moskryerja e mirëmbajtjes dhe e pastrimit të kërkuar.
• Rregullimi i pasaktë i karburatorit.
• Konsumimi i zakonshëm.
• Mbingarkesa e dukshme si pasojë e tejkalimit të përhershëm
të kufijve të sipërm të performancës.
• Përdorimi i shufrave udhëzuese dhe i zinxhirëve të
pamiratuar.
• Përdorimi i gjatësive të pamiratuara të shufrave udhëzuese
dhe të zinxhirëve.
• Ushtrimi i forcës, përdorimi i pasaktë, keqpërdorimi ose
aksidentet.
• Dëmtimi nga mbinxehja për shkak të papastërtive në folenë
e ventilatorit.
• Punime të kryera te sharra me zinxhir nga persona të
pakualifikuar ose riparime të papërshtatshme.
• Përdorimi i pjesëve jo të përshtatshme të këmbimit ose i
pjesëve që nuk janë pjesë origjinale MAKITA, nëse janë ato
që kanë shkaktuar dëmtimin.
• Përdorimi i vajit të papërshtatshëm ose të vjetër.
• Dëmtime në lidhje me kushtet e kontratave të qiradhënies
ose qiramarrjes.
• Dëmtime të shkaktuara nga shpërfillja e lidhjeve të liruara të
jashtme me bulona.
Pastrimi, shërbimi dhe rregullimi nuk mbulohen nga garancia.
Të gjitha riparimet e mbuluara nga garancia duhet të kryhen
nga qendra e shërbimit MAKITA.
73

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents