Vaji I Zinxhirit - Makita EA3200S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3200S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
djegia, të cilat ndotin mjedisin dhe bllokojnë kanalin e
shkarkimit në cilindër si edhe marmitën. Përveç kësaj,
konsumi i karburantit rritet dhe performanca ulet.
Ruajtja e karburantit
Karburantet kanë jetëgjatësi të kufizuar ruajtjeje. Karburanti
dhe përzierjet e karburanteve vjetërsohen nga avullimi,
sidomos në temperatura të larta. Karburanti dhe përzierjet
e vjetërsuara të karburanteve mund të shkaktojnë probleme
në ndezje dhe të dëmtojnë motorin. Blini vetëm sasinë
e karburantit që do të konsumohet në muajt vijues. Në
temperatura të larta, karburanti duhet të përdoret 6‑8 javë pas
përzierjes.
Ruajeni karburantin vetëm në kontejnerë të
përshtatshëm, në vende të thata, të ftohta dhe të sigurta!

6-7. Vaji i zinxhirit

Përdorni vaj me shtesë adezive për lubrifikimin e zinxhirit dhe
të shufrës udhëzuese. Shtesa adezive parandalon heqjen e
shpejtë të vajit nga zinxhiri.
Për të mbrojtur mjedisin, rekomandojmë që të përdorni vaj
zinxhiri biologjikisht të tretshëm. Përdorimi i vajit biologjikisht të
tretshëm mund të kërkohet edhe nga rregulloret vendase.
Vaji i zinxhirit BIOTOP i shitur nga MAKITA përbëhet nga vajra
të veçantë bimorë dhe është 100% biologjikisht të tretshëm.
BIOTOP ka marrë çmimin "blue angel" (Blauer Umweltschutz‑
Engel) sepse është veçanërisht jo i dëmshëm për mjedisin
(RAL UZ 48).
Vaji i zinxhirit BIOTOP disponohet në masa vijuese:
1 l
numri i porosisë 980 008 610
5 l
numri i porosisë 980 008 611
Vaji biologjikisht i tretshëm është i qëndrueshëm vetëm për
një periudhë të kufizuar kohore. Ai duhet të përdoret brenda 2
vjetësh nga data e prodhimit (e printuar mbi kontejner).
Shënim i rëndësishëm për vajrat e zinxhirit bi-
ologjikisht të tretshëm
Nëse nuk keni në plan ta përdorni sharrën sërish për
një periudhë të gjatë kohe, boshatisni serbatorin e vajit
dhe vendosni një sasi të vogël vaj të zakonshëm motori
(SAE 30) dhe ndizeni sharrën për pak kohë. Kjo është e
nevojshme për të shpëlarë të gjithë vajin biologjikisht të
tretshëm të mbetur nga serbatori i vajit, sistemi i furnizimit
me vaj, zinxhiri dhe shufra udhëzuese, pasi me kalimin e
kohës shumë nga këto vajra lënë mbetje të ngjitshme, të
cilat mund të dëmtojnë pompën e vajit ose pjesë të tjera.
Rimbusheni serbatorin me vaj zinxhiri BIOTOP kur ta
përdorni sharrën sërish. Në rast dëmtimi të shkaktuar nga
përdorimi i vajit të përdorur ose vajit të papërshtatshëm të
zinxhirit, garancia anulohet dhe nuk vlen.
Shitësi do t'ju informojë rreth përdorimit të vajit të zinxhirit.
SHMANGNI KONTAKTIN ME LËKURËN DHE ME
SYTË
Produktet e vajit mineral e thajnë lëkurën. Lëkura thahet nëse
bie në kontakt të vazhdueshëm me këto substanca për një
periudhë të gjatë kohe. Mund të shkaktohen sëmundje të
ndryshme lëkure. Përveç kësaj, mund të ndodhin reaksione
alergjike.
Sytë mund të irritohen nga kontakti me vajin. Nëse ju futet vaj
në sy, lajini menjëherë me ujë të pastër.
Nëse i keni sytë ende të irrituar, shkoni menjëherë te mjeku!
waste oil
MOS PËRDORNI ASNJËHERË VAJ TË PËRDORUR
Vaji i përdorur është i rrezikshëm për mjedisin.
Vaji i përdorur përmban sasi të larta substancash
kancerogjene.
Mbetjet në vajin e përdorur rezultojnë në shkallë të lartë
konsumimi dhe prishjeje të pompës së vajit dhe të pajisjes së
sharrimit.
Në rast dëmtimi të shkaktuar nga përdorimi i vajit të përdorur
ose vajit të papërshtatshëm të zinxhirit garancia anulohet dhe
nuk vlen.
Shitësi do t'ju informojë rreth përdorimit të vajit të zinxhirit.
SHMANGNI KONTAKTIN ME LËKURËN DHE ME
SYTË
Produktet e vajit mineral e thajnë lëkurën. Lëkura thahet nëse
bie në kontakt të vazhdueshëm me këto substanca për një
periudhë të gjatë kohe. Mund të shkaktohen sëmundje të
ndryshme lëkure. Përveç kësaj, mund të ndodhin reaksione
alergjike.
Sytë mund të irritohen nga kontakti me vajin. Nëse ju futet vaj
në sy, lajini menjëherë me ujë të pastër.
Nëse i keni sytë ende të irrituar, shkoni menjëherë te mjeku!
65

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3201sEa3202sEa3203s

Table of Contents