Makita DCL184 Instruction Manual page 26

Cordless
Hide thumbs Also See for DCL184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
motor:
Sigurohuni që qesja e pluhurit ose filtri prej
letre të instalohet përpara përdorimit.
Fusni ndaluesin e pluhurit së bashku me
qesen prej letre ose filtrin prej letre deri në
fund në vrimat kur e vendosni.
Mos përdorni qese të prishura ose të grisura.
Ndryshe motori mund të prishet.
VINI RE:
Mos e palosni kartonin te pjesa e hapur
kur vendosni filtrin prej letre.
VINI RE:
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit
pasi duhet të përdoret vazhdimisht kurdoherë që
përdoret qesja e pluhurit ose filtri prej letre.
VINI RE:
Filtri prej letre për pastruesin është një
pjesë përbërëse e rëndësishme për mirëmbajtjen
e performancës së veglës. Përdorimi i filtrave të
tjerë prej letre përveç atyre origjinalë mund të
shkaktojë tym ose zjarr.
Vendosja e qeses së pluhurit
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur të vendosni qesen e
pluhurit. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e sipërme
nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga njëri-tjetri.
► Fig.5: 1. Ana e sipërme e ndaluesit të pluhurit
2. Ana e poshtme e ndaluesit të pluhurit
1.
Futni pjesën e dalë të qeses së pluhurit në kanalin
e ndaluesit të pluhurit siç tregohet në figurë.
Qesja e pluhurit nuk bën dallim ndërmjet pjesës së
sipërme dhe të poshtme. Mund të fusni pjesën e dalë të
çdo ane në kanalin e ndaluesit të pluhurit.
► Fig.6: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Kanali 3. Qesja e
pluhurit
2.
Mbivendoseni kornizën e ndaluesit të pluhurit me
atë të qeses së pluhurit.
► Fig.7
3.
Vendoseni ndaluesin e pluhurit dhe qesen e
pluhurit së bashku në zgavrën e pastrimit në të njëjtin
drejtim me shigjetën mbi ndaluesin e pluhurit. Futini deri
në fund të foleve të zgavrës së pastrimit.
► Fig.8: 1. E çara
4.
Vendoseni të gjithë pjesën e qeses së pluhurit
brenda vetë pastruesit.
► Fig.9
5.
Mbylleni plotësisht kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.10: 1. Kapaku i kutisë së pluhurit
SHËNIM: Kur qesja e pluhurit nuk është e instaluar
në fshesë, kapaku i kutisë së pluhurit nuk mbyllet
plotësisht.
Instalimi i filtrit prej letre
Përdorni edhe ndaluesin e pluhurit kur të vendosni
filtrin prej letre. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e
sipërme nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga
njëri-tjetri.
► Fig.11: 1. Ana e sipërme e ndaluesit të pluhurit
2. Ana e poshtme e ndaluesit të pluhurit
1.
Çmbështillni grykën e filtrit prej letre para se ta
vendosni mbi ndaluesin e pluhurit.
► Fig.12
2.
Futni pjesën e dalë të filtrit prej letre në kanalin e
ndaluesit të pluhurit siç tregohet në figurë.
Filtri prej letre nuk bën dallim ndërmjet pjesës së
sipërme dhe të poshtme. Mund të fusni pjesën e dalë të
çdo ane në kanalin e ndaluesit të pluhurit.
► Fig.13: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Kanali 3. Filtri prej letre
3.
Mbivendoseni kornizën e ndaluesit të pluhurit me
atë të filtrit prej letre.
► Fig.14
4.
Vendoseni ndaluesin e pluhurit dhe filtrin prej letre
së bashku në zgavrën e pastrimit në të njëjtin drejtim
me shigjetën mbi ndaluesin e pluhurit. Futini deri në
fund të foleve të zgavrës së pastrimit.
► Fig.15: 1. E çara
5.
Vendoseni të gjithë pjesën e filtrit prej letre brenda vetë veglës.
► Fig.16
6.
Mbylleni plotësisht kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.17: 1. Kapaku i kutisë së pluhurit
SHËNIM: Kur filtri prej letre nuk është i instaluar
në fshesë, kapaku i kutisë së pluhurit nuk mbyllet
plotësisht.
Vendosja e rripit të krahut
KUJDES:
Tregoni kujdes që rripi i krahut të
mos ju ngecë në objekte rrotull jush.
KUJDES:
Tregoni kujdes që të mos ju
rrëshqasë rripi i krahut nga krahu kur përdorni
fshesën. Për përdorimin e qëndrueshëm të fshesës
suaj, rekomandojmë që ta mbani rripin e krahut të
kaluar përpara kraharorit.
Lidhni grepat e rripit të krahut në bazamentet e fshesës
siç tregohet në figurë.
► Fig.18: 1. Rripi i krahut 2. Grepi 3. Bazamenti
SHËNIM: Gjithashtu mund të bashkoni rripin e krahut
te çanta e butë (aksesor opsional) siç ilustrohet.
► Fig.19: 1. Rripi i krahut 2. Çanta e butë
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni dorezën kur
transportoni fshesën. Nëse e mbani nga ana e
aksesorit për ta transportuar, ai mund të shkëputet
nga fshesa dhe të rezultojë në lëndime personale.
KUJDES:
Mos e përdorni pajisjen ndërkohë
që drejtoni makinën ose nëse motori është i
ndezur.
KUJDES:
Mos e kapni xhunton e zorrës siç
tregohet në figurë. Mbajtja e xhuntos së zorrës
mund t'ju kapë gishtin.
► Fig.20: 1. Xhuntoja e zorrës
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents